Sport

Asnjëherë kaq keq, Gjasula vendos rekord negativ në Bundesligën gjermane

Gjasula po rrezikon të kalojë edhe rekordin e Tomasz Hajtos për më së shumti kartonë të verdhë në një edicion
Featured image of article: Asnjëherë kaq keq, Gjasula vendos rekord negativ në Bundesligën gjermane Klaus Gjasula

GJERMANI-Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Klaus Gjasula është ndëshkuar me karton të verdhë që skuadra e tij Paderborn zhvilloi ndaj Hoffenheim.

Përballja për javën e 27-të të Bundesligës gjermane përfundoi në 1-1. Gjasula vazhdon të jap kontribut në qendër të mesfushës së Paderbornit, ndërsa edhe këtë përballje nuk ka mundur dot t’i shmanget kartonit të verdhë. Për të ky ishte i 14-ti në këtë edicion.

Sipas “Kicker.de”, Gjasula është lojtari i parë në histori të Bundesligës që është ndëshkuar 14 herë në 27 ndeshjet e para të Bundesligës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Madje Gjasula po  rrezikon të kalojë edhe rekordin e Tomasz Hajtos për më së shumti kartonë të verdhë në një edicion. Hajto është ndëshkuar 16 herë.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment