Blerina Bala zgjidhet kryebashkiake e komanduar në Himarë/ Banorët shkaktojnë tensione në mbledhje, një prej tyre pështyn Tavon
Goro dhe Beleri në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës zgjedh sot drejtuesin e ri 29 Mars, 09:22 ME 15 vota pro,...
Goro dhe Beleri në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës zgjedh sot drejtuesin e ri 29 Mars, 09:22 ME 15 vota pro,...
Atentati ndaj avokatit në Memaliaj/ Reagon policia: Autori qëlloi në ajër për t'i kanosur, sekuestrohet arma e për...
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
"Mos të fshihet roli i Olsi Ramës në trafikun e drogës", Bardhi- Dumanit: Provoni që në Shqipëri hetohet kush...
GJIROKASTËR- Drejtori i Emergjencave në Ministrinë e Mbrojtjes, Haki Çako ka deklaruar për mediet se zgjidhja e situatës në Kakavijë nuk është në dorën e qeverisë shqiptare. Ai ka theksuar se janë në kontakt me palën greke, por nuk mund t’i detyrojnë ata për proceduart që duhen ndjekur. Çako iu bëri thirrje qytetarëve që të kthehen në banesa dhe të aplikojnë në portalin online grek, për kalim të kufirit.
“Gjej rastin të ngushëlloj familjen e djalit të aksidentuar. Qytetarët e tjerë të gjejnë zgjidhjen e duhur, në raport me portalin apo aksesin që kanë hapur autoritetet greke. Është një situatë që nuk është në dorën e shtetit shqiptar, megjithëse shteti shqiptar po e konsideron emergjencë. Nuk jemi në rastin e një fatkeqësie natyrore, por ne jemi në krye të detyrës, për nevojat e tyre. Nuk mund të krijojmë kampe. Çadra nuk janë ato që ndikojnë në vendimarrjen e autoriteteve greke. Kjo është një situatë pandemie. Ambulanca dhe të gjitha struktuar e tjera vazhdojnë të jenë prezent pranë qytetarëve. Ka qenë edhe lëvizja e pakontrolluar e fëmijës, për aksidentin. Ne jemi në kontakt me palën greke, por nuk u diktojmë dot detyrat. Qytetarët duhet të ndjekin procedurën greke. Nga nesër do të kemi një numër të limitur. Kjo situatë nuk është për faj të shtetit shqiptar. Qytetarët duhet të kthehen, do të ishte në interes të tyre, për të mos rënduar shëndetin dhe për të mos krijuar pasiguri, se jemi në kushte pandemie. Qytetarët të kthehen në banesat e tyre dhe të aplikojnë drejtpërdrejt për platformën greke.”, u shpreh Çako.
Kjo deklatarë e Çakos vjen pas 4 ditësh kaosi në pikat kufitare si Kakavija dhe Kapshtica. Në Kakavijë radhët e makinave kanë shkuar në 25 km. Qytetarët, me gra e fëmijë, janë torturuar në diell e temperaturë të larta. Disa persona kanë shfaqur edhe probleme shëndetësore dhe janë dërguar me urgjencë në spital. Ndërkohë është aksidentuar për vdekje një 10-vjeçar. Dje, MEPJ bëri me dije se pas bisedimeve me palën greke dhe do të shtohet numri i testimeve në orë dhe kapacitetet. Po nuk ndodhi kështu, negociatat dështuan. Sot, Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe kryeministri Edi Rama deklaruan se janë në komunikim me palën greke.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
GJIROKASTËR- Policia e Gjirokastrës ka reguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në Kakvijë, ku një ambulancë përplasi për vdekje një fëmijë 10-vjeç...
KAKAVIJË- Detaje të tjera janë mësuar rreth aksidentit të ndodhur sot paradite në Kakavijë. Një dëshmitar që ka parë të gjithë ngjarjen e rëndë është shpre...
KAKAVIJË– Situata e vështirë e krijuar në Kakavijë prej katër ditë me rradhë është pasqyruar edhe në mediat ndërkombëtare. TheGuardian dhe media franceze, ...
TIRANË- Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve që të mos dynden në pikën kufitare të Kakavijës. Uniformat blu këshillojnë qytetarët që të shtrytëzojnë ...
KAKAVIJË- Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Kakavijë. Sipas informacioneve të deritanishme, mësohet se një ambulancë e cila po transportonte qytetar...
TIRANË- Mjeku anestezit-reanimator në spitalin “Shefqet Ndroqi”, Alban Hatibi, ka fituar betejën me COVID-19. Ka qenë shefja e Reanimacionit në këtë spital...
TIRANË- Gjatë orëve të fundit, Policia e Tiranës ka arrestuar 13 persona për vepra të ndryshme penale. Mes të arrestuarve janë edhe 2 të rinj, F. XH., 19 ...
TIRANË- Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka bashkë me kreun e Emergjencave Civile, Haki Çako, shkuan dje në Kakavijë, ku panë nga afër situatë...
DURRËS- Policia Kufitare e Durrësit ka arrestuar 37-vjeçarin me iniciale A.K nga Kosova, pasi ky i fundit tentoi të kalonte ilegalisht kufirin.Sipas...