Rajoni

Asnjë viktimë nga koronavirusi në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit, konfirmohen 97 raste të reja

Ditën e sotme në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga Covid-19, ndërsa janë konfirmuar 97 rate të reja ku numri total i të sëmurëve ka shkuar në 14.301.
Featured image of article: Asnjë viktimë nga koronavirusi në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit, konfirmohen 97 raste të reja Foto ilustruese

KOSOVË– Në 24 orët e fundit janë regjistruar 97 raste të reja me koronavirus, por lajmi i mirë është se nuk ka vdekur asnjë pacient i infektuar nga Covid-19.

Kjo është dita e parë pas shumë javësh që nuk ka vdekur asnjë person në 24 orët e fundit në Kosovë. Ky lajm është bërë me dije nga Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë, ku me shtimin e rasteve të reja numri i përgjithshëm i të infektuarëve ka shkuar në 14.301 ndërsa numri total i të vdekurëve ka shkuar 568 që prej fillimit të shpërthimit të pandemisë.

Njoftimi i plotë:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

139 TË SHËRUAR DHE 97 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratoret private, janë testuar gjithsej 481 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 97 raste pozitive. Brenda 24 orëve nuk janë raportuar raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.  Numri total i rasteve pozitive është 14.301 raste nga 54.924 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 568 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 139 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 10.782 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.951.  Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 27 raste, komuna Gjilan 8 raste, komuna Klinë 8 raste, komuna Pejë 8 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Mitrovicë 4 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Lipjan 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Rahovec 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Hani i Elezit, Shtime, Skenderaj, Suharekë dhe Zubin Potok.

A.C/Dosja.al

Shto Koment