Rajoni

Asnjë viktimë në Maqedoninë e Veriut, infektohen 166 pacientë me Covid-19 në 24 orët e fundit

Lajmi i mirë është se në 24 orët e  fundit janë shëruar edhe 224 pacientë nga koronavirusi, duke e çuar në 11.956 numrin e përgjithshëm të të shëruave nga Covid-19.
Featured image of article: Asnjë viktimë në Maqedoninë e Veriut, infektohen 166 pacientë me Covid-19 në 24 orët e fundit Foto ilustruese

MAQEDONI E VERIUT– Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ditën e sotme ka raportuar se në 24 orët e fundit nuk ka humbur asnjë person si shkak i COVID-19, por janë shënuar 166 raste të reja.

Ky është një lajm i mirë nga Maqedonia e Veriut pasi ditë pas dite janë shënuar shifra të larta të të sëmurëve dhe viktimave nga virusi vdekjeprurës.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e  fundit janë shëruar edhe 224 pacientë nga koronavirusi, duke e çuar në 11.956 numrin e përgjithshëm të të shëruave nga Covid-19.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shpërndarja gjeografike e rasteve të reja: Në Shkup, respektivisht 46, në Kumanovë 17, Shtip 13, Prilep 12, Tetovë 11.

Ndërkohë që prej shpërthimit të pandemisë e deri më sot numri i të sëmurëve me këtë virus është 14.762 ndërsa i rasteve aktive 2191. Të vdekur numërohen në total  606 në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut.

A.C/Dosja.al 

Shto Koment