LIVE UPDATES
Editorial

Asnjë sistem nuk është i përjetshëm

3 Tetor 2020, 05:38 Nga DOSJA

Imagjinojeni, sikur nga njëra ditë në tjetrën jeta juaj të ndryshojë komplet. Ti humbet vendin e punës. Kualifikimet që ke nuk të hyjnë më në punë. Vlerat shoqërore nuk janë më ato të tuat, por të tjera. Shokët ikin, sepse aty ku jetojnë nuk ka më punë. Rrjeti yt social shpërbëhet.

Unë shpesh pyes veten çfarë do të kishte bërë një ndryshim i tillë me mua? Im atë ishte 37 vjeç kur më 3 tetor 1990, iu vu vula ribashkimit gjerman. Ai ishte fizikant në një uzinë çeliku. Pas ndryshimit të sistemeve ai nuk gjeti më kurrë një vend të përshtatshëm pune.

Histori të tilla ka çdo familje në ish-Gjermaninë Lindore

Unë jam e mendimit se ne sot duhet të fillojmë të kuptojmë sa i madh ka qenë ndryshimi për njerëzit në Lindje. Çdo familje ka histori të tilla: për burra dhe gra që humbasin punën, për kurse pa fund për të fituar kualifikime të reja. Për familje që shkojnë në Gjermaninë Perëndimore për të punuar. Për familje që qëndrojnë aty ku kanë qenë. Për alkoolin që përdoret për të përmbushur boshllëkun. Dhe për ne, fëmijët që u rritëm në një sistem për të cilin prindërit nuk na jepnin dot asnjë lloj ndihme, e për të cilin nuk ekzistonte asnjë lloj rrjeti social.


Edhe sot ndryshimet midis Lindjes dhe Perëndimit janë të dukshme

Një shifër që mua më shokon gjithnjë është ajo e nivelit të lindjeve në Gjermaninë Lindore, e cila ra pas ndryshimit të sistemit me 50 përqind! Një rënie që është më e madhe se ajo e pas Luftës së Dytë Botërore.

E megjithatë për një kohë të gjatë politika bënte sikur kjo të ishte çështje kohe, dhe ndryshimet midis Lindjes dhe Perëndimit do të zhdukeshin. Por ato nuk janë zhdukur, megjithë 1,6 bilionë euro ndihmë nga shteti që kanë shkuar për Lindjen.

Parafabrikate dhe plot fëmijë

Edhe sot ndryshimet midis Lindjes dhe Perëndimit mund t’i shohësh tek shifrat: mesatarja e pagave në Lindje është ende 17 përqind më e ulët, se sa në Perëndim. Ime ëmë ka punuar 43 vjet si mësuese. Megjithatë pensioni i saj është më i ulët se i një mësuesi në Perëndim. Unë mendoj se kjo nuk është e drejtë. Për më tepër që kjo ndikon edhe tek brezi im, që për këtë arsye merr më pak ndihmë financiare nga prindërit.

Pothuajse asnjë gjermano-lindor në pozicione drejtuese

Dekurajuese është edhe shifra që tregon se sa përqind gjermanolindorë kanë zënë pozicione drejtuese. Gjermano-lindorët nuk përfaqësohen pothuajse fare në pozicionet drejtuese. Vetëm 1,7 përqind e top-jobs janë zënë nga gjermano-lindorët. Gjyqtarësit, rektorët e universiteteve, sekretarët e shtetit, kudo aty ku merren vendimet, nuk ka gjermano-lindorë. Madje edhe në vetë Gjermaninë Lindore pozicionet drejtuese janë zënë kryesisht nga gjermano-perëndimorët edhe sot, 30 vjet pas ndryshimit të sistemeve.

Ajo çka ishte menduar të zgjaste për një fare kohe, për të zëvendësuar kuadrin e Gjermanisë Lindore, u kthye në të çështje të përhershme: një shtresë e lartë gjermano-perëndimore dominon Lindjen. Këtë e ndjejnë njerëzit në Lindje, por kjo gjë mund të konfirmohet edhe nga shifrat.

Për gratë gjermano-lindore ishte e vetëkuptueshme të kishin fëmijë dhe të shkonin në punë, duke realizuar vetveten

Po ashtu përvojat e ndryshme positive nga Gjermania Lindore vlerësohen pak, ose nuk bëhen fare të njohura. Për shembull: nëna ime ka punuar gjatë gjithë kohës, siç kanë punuar të gjitha gratë që njoh unë. Për mua ka qenë dhe është e vetëkuptueshme që të kesh fëmijë dhe të shkosh në punë, duke realizuar vetveten. Shoqet e mia nga Gjermania Perëndimore nuk kanë idhuj të tillë. Megjithatë, kur në fillim të këtij viti u festua “100 vjetori i të drejtës së votës për gratë”, gratë e emancipuara të Gjermanisë Lindore u përmendën shumë pak.

Përvojat lindore duhen parë me kujdes më të madh

Edhe 30 vjet pas ribashkimit rezultatet e zgjedhjeve na detyrojnë që të shohim me më shumë kujdes përvojat e njerëzve në Gjermaninë Lindore. Sepse gjermano-lindorët votojnë ndryshe nga gjermano-perëndimorët. Në Lindje, partia populiste e djathtë, Alternativa për Gjermaninë, merr dyfishin e votave që merr në Perëndim. Unë nuk dua të merrem me justifikime, sepse racizmi dhe diskriminimi nuk justifikohen. Por ndjenja e të mos qenit pjesë e shoqërisë, nuk mund të largohet me një lëvizje gishti. Dhe nëse duam që të zhvillojmë rajone të tëra, duhet të veprojmë duke nxitur rajonet me dobësi strukturore, duke barazuar rrogat. Duke vendosur kuota detyruese nëpër firma për të nxitur gjermano-lindorët dhe duhet të bëjmë gjithçka që të ruajmë kohezionin social.

Por më shumë se sa lëshime politike, ajo që dua unë është interesimi i vërtetë i Perëndimit për Lindjen, për përvojat e tij, dështimet, për historitë e pas ndryshimit të sistemit dhe për ndjeshmëritë e sotme.

Autorja Linda Vierecke thotë se brezi i saj është sot në moshën ideale për të marrë përgjegjësi dhe pyet: Kur do të fillojmë t’i marrim ato?

Për brezin tim? Lindur në vitin 1982, unë bëj pjesë në brezin e tretë të Gjermanisë Lindore, ne jemi fëmijët e rritur në kohën e ndryshimit të sistemit. Nëse kemi mësuar diçka, atëherë ajo që kemi mësuar ne është, se asnjë sistem nuk është i përhershëm, se njeriu duhet të jetë gjithnjë në ndryshim, dhe se gjatë ndryshimeve duhet të mos lerë asgjë që të anashkalojë. Le ta quajmë këtë kompetencë transformimi, diçka që nuk është e parëndësishme në epokën e ndryshimeve digjitale. Ne jemi sot në moshën ideale për të marrë përgjegjësi. Kur do të fillojmë t’i marrim ato?

Marrë nga DW 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial linda vierecke linda vierecke

Sondazh

Poll
Editorial 29 Shtator 2020, 10:13

Jeta në një botë kaotike, pa superfuqi

Nga Pierre HaskiEpoka post-amerikane është titulli i një libri nga gazetari i CNN Fareed Zakaria i botuar në vitin 2011, në të cilin autori shpjegonte se ndrysh...

Editorial 26 Shtator 2020, 07:27

Çka t’i japim tjetër Serbisë?

Serbia haptas është duke e kushtëzuar vazhdimin e dialogut në Bruksel me krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Në këtë mënyrë pala serbe po e bë...

Editorial 23 Shtator 2020, 10:45

Ndikimi rus në SHBA dhe Kosovë, Trump dhe Pacolli

1.Ekziston në Manhattan, pjesën e poshtme e lindore të tij, një shesh me emrin Samuel Dickstein. I përket një kongresmeni amerikan që shërbeu plot 11 mandate, i...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni