Sport

Asnjë sinjal rinovimi, Hysaj largohet nga Napoli por mbetet në Serie A

“Calcionapoli24” ka bërë të ditur se mbrojtësi shqiptar do të firmosë në ditët e para të janarit me klubin e tij të ri
Featured image of article: Asnjë sinjal rinovimi, Hysaj largohet nga Napoli por mbetet në Serie A Elseid Hysaj

ITALI– Elseid Hysaj nuk do të jetë më pjesë e Napolit. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ende nuk ka rinovuar me klubin e kaltër dhe në muajin janar gjasat janë që lojtari të largohet. Lajmi raportohet nga mediat italiane dhe më konkretisht ato që qëndrojnë afër klubit napoletan.

“Calcionapoli24” ka bërë të ditur se mbrojtësi shqiptar do të firmosë në ditët e para të janarit me klubin e tij të ri. Emri i klubit mbetet një mister, por në mediat pranë skuadrës së kaltër janë të sigurt se Hysaj do t’i japë lamtumirën skuadrës së De Laurentiis për të gjetur një opsion më të rëndësishëm nga pikëpamja financiare, po brenda Serisë A.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E.Ç (Dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment