Sport

Asnjë si Zidane te Real Madrid, 150 fitore si trajner, por francezi nuk i premton besnikëri klubit: Nuk do të jem kurrë…

Ndaj gjermanëve të Gladbach falë dy golave të Benzema në pjesën e parë trajneri francez arriti fitoren e tij të 150-të në stolin madrilen
Featured image of article: Asnjë si Zidane te Real Madrid, 150 fitore si trajner, por francezi nuk i premton besnikëri klubit: Nuk do të jem kurrë… Zinedine Zidane
Përditësuar:

SPANJË-Dy fitoret radhazi ndaj Sevillas në La Liga dhe Borussia Moenchengladbach në Champions League duket sikur kanë zhdukur disi retë e zeza që mbizotëruan në klub pas humbjes kundër Shakhtar dhe Alaves. Klubi madrilen ka kaluar në raundin e 16-të të Champions League dhe kjo sikur ka rikthyer qetësinë në skuadër.

Ndaj gjermanëve të Gladbach falë dy golave të Benzema në pjesën e parë trajneri francez arriti fitoren e tij të 150-të në stolin madrilen. Zidane ka 105 fitore në LaLiga, 28 në Champions League, 8 në Copa del Rey, 4 në Kupën e Botës për Klube, 3 në Superkupën e Spanjës dhe 2 në Superkupën e UEFA-s duke u kthyer kështu në trajnerin më fitues në historinë e klubit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Unë kurrë nuk do të jem Fergusoni i Real Madrid, kjo është e sigurtë- u shpreh francezi duke marrë një krahasim me legjendën e Manchester United, i cili kaloi në stolin e “Djajve të Kuq” për më shumë se 20 vite. “Nuk e di sa kohë do të qëndroj te Real Madrid. Jam shumë me fat që ndodhem në këtë klub dhe më pëlqen të jem i lumtur edhe në kohët më të vështira.” Përfundon francezi.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment