Politike

“Asnjë shqiptar nuk e kursen sakrificën për liri”/ Basha kërcënon Ramën me arrestim

BERAT- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në fjalën e tij nga Berati, ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama, se do të arrestohet nëse ai do të tentojë të realizojë atë që kryedemokrati e quajti si “grusht shteti”.

Sipas tij, shqiptarët nuk e kursejnë veten për liri e demokraci.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Kam një paralajmërim të qartë për atë që bëhet gati të konsumojë veprën penale të grushtit të shtetit dhe tradhëtisë së athdheut, duke zëvëndësuar zgjedhjet e lira me një proces të korruptuar ligjor dhe të inkriminuar politikisht.
Mos guxo, asnjë shqiptar nuk e kursen sakrificën për liri dhe demokraci.
Unë i pari dhe gjithë shqiptarët do të jemi në ballë për të ndalur aktin kriminal dhe do ta ndalojmë këtë grusht me çdo çmim! Nuk e dorëzojmë Kushtetutën, nuk e dorëzojmë demokracinë.”
, – tha Lulzim Basha.

(B.B & A.S/ Dosja.al)

Shto Koment