Diaspora

“Asnjë shqiptar i prekur nga COVID-19”, flet kreu i degës “Vatra” në Florida: Shkollat besoj se do hapen në shtator

Kreu i degës "Vatra" në Florida ka bërë me dije se shkollat do të hapen në shtator, ndërsa shton se nuk ka asnjë shqiptar të prekur nga COVID-19 në këtë shtet.
Featured image of article: “Asnjë shqiptar i prekur nga COVID-19”, flet kreu i degës “Vatra” në Florida: Shkollat besoj se do hapen në shtator Foto ilustruese dhe Tasim Ruko

SHBA-Kryetar i Degës së Vatrës në Florida, Tasim Ruko, në një intervistë për gazetën “Dielli”, tregon për vijueshmërinë e veprimtarisë së shoqatës me anëtarët e saj gjatë përkufizimeve të pandemisë dhe rihapjen e shkollës shqipe ”Vatra” në shtator. Referuar të dhënave të fundit, ai tregon se në Florida regjistrohen vetëm  katër të vdekur, ndërsa në total kanë humbur jetën rreth 2 mijë e 237 pacientë. Ai shton se të dielën e 24 majit u njoftuan 740 të infektuar, ndërsa në total shteti ka raportuar rreth 51 mijë të infektuar nga COVID-19.

Më tej, Ruko shprehet dega e “Vatrës” në Florida ka vazhduar aktivitetin e saj duke iu përshtatur kushteve të izolimit.

“Kryesia e degës së ‘Vatrës’ në Tampa-Clearwater gjatë këtyre tre muajve izolim ka funksionuar në përshtatje me kushtet e izolimit. Kemi mbajtur kontakte të vazhdueshme me njëri-tjetrin, me vatranët por edhe me komunitetin. Në njëfarë mënyre e kemi përcjellë jetën në komunitet, me gjithë kufizimet e diktuara nga koronavirusi”, tha ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sa i përket komuniteti shqiptar në Florida, ai bën të ditur se deri më tani nuk ka pasur asnjë të prekur nga COVID-19.

I pyetur si do të jetë e ardhmja e shkollës shqipe në kushtet pas koronavirusit, ai shprehet: “Shkolla shqipe Vatra, si të gjitha shkollat e tjera në sistemin arsimor në Amerikë u mbyll, për arsyen e COVID-19, dhe do të hapet përsëri sa të fillojë sezioni ri për vitin 2020-2021, që besoj se do të jëtë muaji shtator. Këtë vit, kemi një staf të kualifikuar të mësimdhënësve, të cilët presin fillimin e vitit të ri shkollor, që të japin kontributin e tyre maksimal për shkollën shqipe”.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment