Showbiz

‘Asnjë përdorim kokaine nuk ndodhi në Dhomën e Gjelbër’, fituesi i Eurovizion del negativ në testin anti-drogë

Damiano David nuk ka marrë kokainë drejtpërdrejt në finalen e madhe të konkursit të shtunën në mbrëmje.
Featured image of article: ‘Asnjë përdorim kokaine nuk ndodhi në Dhomën e Gjelbër’, fituesi i Eurovizion del negativ në testin anti-drogë Damiano i Maneskin

ITALI– Lideri i grupit italian Maneskin, të cilët u shpallën fitues të Eurovisionit, ka rezultuar negativ në testin e përdorimit të lëndëve narkotike.

Sipas Mirror, Damiano David nuk ka marrë kokainë drejtpërdrejt në finalen e madhe të konkursit të shtunën në mbrëmje.

Pas këtyre pamjeve dhe dyshimee të shumta ka patur një reagim dhe nga ana e organizatorëve të Eurovizionit.

Pas akuzave për përdorimin e drogës në Dhomën e Gjelbër të Finales së Madhe të Konkursit të Këngës Eurovision të Shtunën 22 maj, Bashkimi Evropian i Transmetimeve (EBU), siç kërkohet nga delegacioni italian, ka kryer një rishikim të plotë të fakteve, përfshirë kontrollimin e të gjitha filmimeve të disponueshëm. Një test droge u krye gjithashtu vullnetarisht sot më parë nga këngëtari kryesor i grupit Maneskin ku rezultati i tij ishte negativ. Asnjë përdorim droge nuk ndodhi në Dhomën e Gjelbër dhe ne e konsiderojmë çështjen të mbyllur.”- thuhet në deklaratën e organizatorëve të Eurovizionit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pasi Twitter shpërtheu me akuzat, grupi nxorri një deklaratë në llogarinë e tyre zyrtare në Instagram për të mohuar se Damiano kishte thirrur kokainë.

Ne me të vërtetë jemi KUNDËR drogës dhe kurrë nuk kemi përdorur kokainë. Ne jemi gati të testohemi, sepse nuk kemi asgjë për të fshehur. Ne jemi këtu për të luajtur muzikën tonë dhe ne jemi aq të lumtur për fitoren tonë në Eurovision dhe duam të falënderojmë të gjithë që na mbështesin. Rock’n Roll nuk vdes kurrë. Ne të duam”.-thuhej në status.

Në pamjet që u bënë virale ditën e djeshme, 22-vjeçari shihet duke ulur kokën ndërsa prezantuesit intervistuan garuesit, duke bërë që shumë shikues ta akuzonin atë për marrjen e drogës.

(d.a/dosja.al)

Shto Koment