
ITALI – Asnjë masë, qoftë dhe disiplinore për presidentin e Juves, Andrea Anjeli dhe trajnerin e Interit, Antonio Konte. Ky është vendimi i gjyqtarit sportiv Alesandro Zampone, i cili vendosi të mos marrë asnjë masë ndaj protagonistëve në grindjen midis tyre në distancë, të plot me ofendime, në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinaleve të Kupës së Italisë.
Në dokumentet që gjyqtari kishte në dispozicion (përfshirë raportin e gjyqtarit) nuk kishte asnjë tregues të mosmarrëveshjes së ashpër. Sakaq, gjykatësi sportiv Zampone, ka marrë masa disiplinore për Brozoviç dhe Alex Sandro. Mesfushori i zikaltërve Marçelo Brozoviç dhe anësori juventin Alex Sandro, janë ndëshkuar me pezullimin nga një ndeshje.
B.T (Dosja.al)