BotaEkonomi

Asnjë këmbë njeriu në Disney Land, situata vështirësohet në Hong Kong

Aeroporti i Hong Kongut në gusht kishte 12,4 përqind më pak pasagjerë se gushtin e vitit të kaluar, ndërkohë që rezervimet e hoteleve kanë rënë me 70 përqind.

Hong Kong – Dinsey Land, parku i famshëm i lojrave për fëmijë, ka pësuar një disfatë në qendrën e saj në Hong Kong.

Paçka se parku gjigand në Hong Kong është një nga më të bukurit në botë, këtë shtator ai ka qenë pothuajse bosh.

Me ndonjë turist tek tuk, por që në përgjithësi të jepte një ndjesi të trishtë dhe të zbrazët.

Kafenetë janë pothuajse bosh, dhe shumica e lodrave janë të ndaluara pasi nuk ka njerëz që t’i përdorin ato.

Situata ekonomike në Hong Kong është vështirsuar disi kohët e fundit, dhe turistët nuk janë më aq të shpeshtë.

Shkaktar për këtë janë edhe protestat demokratike që kanë nisur gjatë qershorit në Hong Kong, ato e kanë dëmtuar shumë ekonominë e vendit, duke lënë të boshatisura hotelet, restorantet, parqet e mesa duket edhe Disney Land.

Aeroporti i Hong Kongut në gusht kishte 12,4 përqind më pak pasagjerë se gushtin e vitit të kaluar, ndërkohë që rezervimet e hoteleve kanë rënë me 70 përqind.

Industria e turizmit është përkohësisht e dëmtuar në Hong Kong, dhe kjo tregohet lehtasi në Disney Land. Nëse vitin e kaluar duhej të prisje 30-40 minuta për të hypyr tek një lojë, apo qoftë për të marrë një biletë, tani të dyja këto mund t’i bësh në më pak se 5 minuta.

Burimi:CNN 

E.C/Dosja.al

Shto Koment