Politike

“Asnjë hap pas”, Voltana Ademi për lirimin e zyrës: Do të jetë rrugëtim jo i lehtë, po s’ka rrugë tjetër

Ademi ka deklaruar se nuk do të ketë asnjë hap pas nga demokratët e Shkodrës për mosnjohjen e zgjedhjeve të 30 qershorit.
Featured image of article: “Asnjë hap pas”, Voltana Ademi për lirimin e zyrës: Do të jetë rrugëtim jo i lehtë, po s’ka rrugë tjetër Voltana Ademi, kryetarja e bashkisë Shkodër

Shkodër-Kryetarja në ikje e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi ka deklaruar se nuk do të ketë asnjë hap pas  nga demokratët, teksa ka theksuar se nuk do të lirojë zyrën.

Ajo është shprehur se shkodranët e kanë të qartë se rreziku vjen nga banda kriminale që ka uzurpuar parlamentin, qeverinë dhe po kërkon të pushtojë edhe qeverisjen vendore.

Reagimi:

Asnjë hap pas! Shkodranët janë të vendosur të mbrojnë vlerat për të cilat i’u vunë përballë për 45 vite diktaturës. Shkodranët janë të bindur në rrugën e tyre për rikthimin e vendit në shinat e demokracisë.

Shkodranët e kanë të qartë se rreziku vjen nga banda kriminale që ka uzurpuar parlamentin, qeverinë dhe po kërkon të pushtojë edhe qeverisjen vendore.

Asnjë hap pas! Shkodranët janë të vendosur të mbrojnë vlerat për të cilat i’u vunë përballë për 45 vite diktaturës. Shkodranët janë të bindur në rrugën e tyre për rikthimin e vendit në shinat e demokracisë.

Shkodranët e kanë të qartë se rreziku vjen nga banda kriminale që ka uzurpuar parlamentin, qeverinë dhe po kërkon të pushtojë edhe qeverisjen vendore.

“30 qershori” ishte referendumi popullor që i tregoi klikës në pushtetin e uzurpuar se është pakicë, që i tregoi edhe mbarë botës se shumica e shqiptarëve refuzojnë partinë – shtet, monizmin pas 30 viteve pluralizëm.

Shkodra ia dha përgjigjen juntës anti- kushtetuese të Edi Ramës, me një braktisje të pashembullt, nga të majtë e të djathtë. Me gjithë manipulimet dhe terrorin mbi administratën shtetërore.

Shkodra është e shkodranëve dhe do të jetë gjithmonë e shkodranëve. Krimi qeveritar e ka marrë dhe do ta marrë çdo herë përgjigjen nga Shkodra e qytetarët e saj.

Shkodra nuk mund të lejojë të qeveriset nga banda e inkriminuar uzurpatore, 6 përqindëshat nuk do të mund marrin peng Shkodrën. Do të jetë rrugëtim jo i lehtë, por është e vetmja rrugë për të rikthyer vlerat tek të cilat besojnë shumica e shqiptarëve. Lufta me krimin shtetëror është e vështirë dhe ne shkodranët e dimë mirë! Me vendosmëri, sepse s’ka rrugë tjetër!

Një ditë më parë ambasadori i BE, Bernd Borchard, zhvilloi një takim Voltana Ademin. Takimi mes ambasadorit dhe Ademit zgjati dy orë. Pasi doli nga bashkia shefi i OSBE në Tiranë tha se ka qenë një diskutim i gjatë për shumë gjëra. I pyetur nëse është folur për zgjedhjet, ai pohoi se ishte zhvilluar dhe një bisedë e një natyre të tillë.

J.V/Dosja.al

Shto Koment