Politike

“Asnjë formë propagande nuk mbulon gënjeshtrat”, Basha: Rama përuroi dy herë fermën e vëllait të kreut të Bashkisë Divjakë

Kreu i PD Lulzim Basha ka akuzuar kreyeministrin Edi Rama, se ka përuruar dy herëfermën e vëllait të kryebashkiakut të Divjakës.
Featured image of article: “Asnjë formë propagande nuk mbulon gënjeshtrat”, Basha: Rama përuroi dy herë fermën e vëllait të kreut të Bashkisë Divjakë Edi Rama dhe Lulzim Basha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha akuzuar kreun e qeverisë, Edi Rama, se ka përuruar dy herë të njëjtën fermë në Divjakë. Në një postim në Facebook, Basha është shprehur, se Rama po shkatërron agrobiznesin vendas dhe subvencionet e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor Rural, janë vetëm në dispozicion të klientëve të tij.

Sipas Bashës, kjo fermë nuk është përzgjedhur kot, pasi është në pronësi të Fredi Kokoneshit, kryetarit të Bashkisë së Divjakës. Ndër të tjera ai është shprehur se kryeministri e ka zhytur vendin në varfëri dhe asnjë formë propagande nuk mbulon dot gënjeshtrat e tij.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Postimi i plotë

Ndërkohë që RAMAVIRUSI po shkatërron agrobiznesin vendas, ideatori dhe zbatuesi i këtij shkatërrimi, vjet në 30 maj dhe këtë vit po në 30 maj shfaqet duke përuruar të njëjtën fermë në Divjakë. Është e qartë se subvencionet e AZHBR-së për fermerët si çdo fond publik në Shqipëri janë vetëm në dispozicion të klientëve të Edi Ramës, të miqve dhe oligarkëve të tij. Pasi rrënuan ekonominë dhe zhvatën paratë e shqiptarëve, cirku kryeministror i rikthehet objekteve që ka përuruar më parë me shpresën se shqiptarët do t’i besojnë shfaqjet me regji qëndrore të ERTV-së. Edi Rama i ka zhytur shqiptarët në varfëri dhe papunësi, e ka rrënuar ekonominë dhe biznesin e ndershëm dhe po e çon agrobiznesin drejt falimentimit. Asnjë formë propagande nuk i mbulon dot gënjeshtrat e Edi Ramës, që është përgjegjësi kryesor për krizën e thellë që po kalon çdo sektor i ekonomisë shqiptare.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment