Politike

“Askush s’e ka vendin e sigurtë”/ Spiropali që doli më aktivja: Rama as heq as vë, ai shikon, gjykon…duhen kaluar testet dhe duhet të provojmë sa vlejmë

Pas rezultateve të publikuara, ku deputetja Elisa Spiropali ka rezultuar ndër më aktivet në shpërndarjen e rrjeteve sociale, ajo u shpreh se askush s’ka pse të ndihet i kërcënuar.
Featured image of article: “Askush s’e ka vendin e sigurtë”/ Spiropali që doli më aktivja: Rama as heq as vë, ai shikon, gjykon…duhen kaluar testet dhe duhet të provojmë sa vlejmë Elisa Spiropali

TIRANË– Ministrja Elisa Spiropali, pas deklaratës së kryeministrit se askush në Partinë Socialiste nuk e ka vendin të sigurtë, është shprehur se të gjithë duhet ta provojnë sa vlejnë. Pas rezultateve të publikuara, ku deputetja Elisa Spiropali ka rezultuar ndër më aktivet në shpërndarjen e rrjeteve sociale, ajo u shpreh se askush s’ka pse të ndihet i kërcënuar.

E ftuar në “AbcNews”, ministrja shtoi se gjykon sheh dhe bën sondazhe.

Nga i pari te i fundit nuk kemi pse ndihemi të kërcënuar, duhet të provojmë sa vlejmë, sa votohemi, sa japim për PS-në. Ne me vetëdije kemi zgjedhur këtë sistem, bëmë ndryshimet kushtetuese për të shtuar gjallërinë e jetës politike dhe njerëzit të zgjedhin njerëzit që duan. Edi Rama as heq dhe as vë, gjykon, sheh, pyet bën sondazhe dhe në fund pas këtij testi të gjithë ta kalojmë, dhe deri te deputeti i fundit do të jemi apo jo në lista në varësi të produktivitetit. Ne duhet të mendojmë për ata që na votojnë. Cfarë duan qytetarët dhe jo çfarë duam ne,”- theksoi ministrja.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më herët, Sarandanews publikoi raportin ku tregohej se deputetja Elisa Spiropali është ndër më aktivet në shpërndarjen e rrjeteve sociale, e pasuar nga Alket Hyseni.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment