Sport

Ashtu siç ishte paralajmëruar, Gjykata Sportive merr vendimin për Juventus-Napoli

Vendimi i Gjykatës Sportive ishte i pritshëm dhe i paralajmëruar nga mediat italiane, ndërsa edhe te Napoli prej disa ditësh përgatiten për apelimin, pasi besojnë se do ta rrëzojnë
Featured image of article: Ashtu siç ishte paralajmëruar, Gjykata Sportive merr vendimin për Juventus-Napoli Juventus

ITALI-Gjykata Sportive e ka thënë fjalën e saj. Ashtu siç ishte paralajmëruar, Juventus ka marrë fitoren3-0 në tavolinë ndaj Napolit, duke qenë se këta të fundit nuk u paraqitën në Torino për të luajtur ndeshjen e javës së tretë të Serisë A. Gjykatësi sportiv, Gerardo Mastrandrea ka vendosur në favor të bardhezinjëve.

Vendimi i Gjykatës Sportive ishte i pritshëm dhe i paralajmëruar nga mediat italiane, ndërsa edhe te Napoli prej disa ditësh përgatiten për apelimin, pasi besojnë se do ta rrëzojnë, duke qenë se pretendojnë se thjesht kanë zbatuar ligjet e shtetit, duke mos udhëtuar drejt Torinos.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjithsesi vlen të theksohet se vendimi i sotëm ishte thjesht një tjetër akt i kësaj ndeshjeje, fati përfundimtar i të cilës pritet të vendoset shumë vonë dhe pas seancash të ndryshme gjyqësore.

E.Ç (Dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment