Aktualitet

Asgjësohen parcelat me kanabis në Tepelenë, kapet gruaja që po e thante, kryeplaku i fshatit në hetim (Emrat)

Mësohet se Natasha Nana, nga fshati Krahës kishte nën administrim një shtëpi, të cilën e përdorte për të përpunuar kanabis.
Featured image of article: Asgjësohen parcelat me kanabis në Tepelenë, kapet gruaja që po e thante, kryeplaku i fshatit në hetim (Emrat) Foto Ilustruese
Përditësuar:

TEPELENË– Një grua, banore në Memaliaj po hetohet në gjendje të lirë pasi akuzohet për përpunim të lëndëve narkotike.

Mësohet se Natasha Nana, nga fshati Krahës kishte nën administrim një shtëpi, të cilën e përdorte për të përpunuar kanabis.

Pak metra larg banesës u gjetën 3 kg kanabis që po thaheshin. Gjithashtu në Tepelenë, Memaliaj u asgjësuan edhe tre parcela me kanabis në një zonë të pyllëzuar.

Për këtë çështje po ndiqet penalisht kryeplaku i fshatit Krahës, Shyqeri Memoçela.

(f.m./dosja.al)

Shto Koment