Aktualitet

Asgjesohen parcela me kanabis në kufi me Tropojën, e katërta e zbuluar gjatë dy javëve të fundit

Pasditen e djeshme është identifikuar parcela e drogës e llojit Canabis sativa me rreth 150 bimë të lartësisë deri në 4 m.
Featured image of article: Asgjesohen parcela me kanabis në kufi me Tropojën, e katërta e zbuluar gjatë dy javëve të fundit Parcela me kanabis

TROPOJE– Policia ka zbuluar dhe asgjësuar 150 bimë kanabis në zonën e Koshares, në fshatin Padesh në kufi me Tropojën.

Pasditen e djeshme është identifikuar parcela e drogës e llojit Canabis sativa me rreth 150 bimë të lartësisë deri në 4 m.

Nexhmendin Krasniqi, drejtor i Policisë kufitare tha se kjo është parcela e katërt e zbuluar vetëm gjatë dy javëve të fundit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Krasniqi i cili është shprehur këmbëngulës në luftimin e kësaj dukurie, ka falënderuar njësitet policore nga drejtoria dhe ata nga Stacioni policor në Ponoshec, të cilat në kushte dhe teren jashtëzakonisht të vështirë kanë arritur zbulimin e këtij lokacioni.

Në vendin e ngjarjes janë djegur edhe mjete tjera ndihmëse të cilat janë përdorur gjatë kultivimit të këtyre bimëve narkotike.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment