Sport

“Asgjë nuk do të jetë njësoj pas koronavirusit”, Messi nuk ka parashikime të mira

“Futbolli, por edhe vetë jeta, nuk do të jenë më si më parë pas koronavirusit. Pas gjithë kësaj që ka ndodhur do të kthehemi në normalitet, por do të jetë një normalitet i ri”
Featured image of article: “Asgjë nuk do të jetë njësoj pas koronavirusit”, Messi nuk ka parashikime të mira Leo Messi

Leo Messi është i bindur se gjërat nuk do të jenë njësoj pas pandemisë së koronavirusit. “Ndihem shumë keq për ata që kanë humbur jetën. Thuajse të gjithëve prej nesh na lind dyshimi, sesi do të jetë bota pas gjithë kësaj që ka ndodhur”, ka thënë së fundmi sulmuesi i Barcelonës.

“Kjo situatë ka krijuar shumë probleme. Shumë persona kanë humbur pjesëtarë të familjes ose miq. Nuk kanë patur as mundësinë që t’u thonë lamtumirë”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Futbolli, por edhe vetë jeta, nuk do të jenë më si më parë pas koronavirusit. Pas gjithë kësaj që ka ndodhur do të kthehemi në normalitet, por do të jetë një normalitet i ri”.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment