
TIRANE-Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me deklartat që kryeministri Edi Rama tha gjatë fjalimit që mbajti ditën e sotme në Durrës.
Nëpërmjet sekretarit të përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi thuhet se Rama nuk i ka ofruar asgjë shqiptarëve, asnjë ide, nuk ka mbajtur asnjë premtim dhe asnjë zhvillim.
Më tej Bardhi shkruan në ‘Facebook’ se Rama është lodhur kot deri te plehrat, e se duhet të kishte shkuar të burgu që e kishte afër.
Një orë fjalim sot tek fusha e plerave, përsëriti të njëjtat gënjeshtra për PD, Lulzim Bashën, procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë nga PD dhe për Opozitën e Bashkuar. Mjafton të dëgjosh Edi Ramën për të kuptuar se në 8 vite pushtet si Kryeministër nuk i ofroi asgjë shqiptarëve, asnjë ide, asnjë premtim i mbajtur, asnjë zhvillim. Nuk ka asnjë bilanc në qeverisje, përveç projekteve që në 2 mandate mbeten vetëm në 3D, ndërkohë që nuk ka më propagandë që fsheh krimin dhe korrupsionin e Qeverisë së Dështimit. Vetëm me fjalë, tallje, fyrje dhe mashtrime nuk zgjidhen dot hallet e shtuara të qytetarëve shqiptarë. U lodh kot deri tek plehrat, duke fyer dhe keqpërdorur socialistët e ndershëm, për gjoja përzgjedhjen 3D të kandidatëve për deputetë. E kishte më afër burgun, për të bërë atë që ka 8 vite që bën, përzgjedhjen e kandidatëve me krimin e organizuar.’-shkruan Bardhi në Facebook.
(A.B)/Dosja.al