Sport

Asambleja Zgjedhore e 17 marsit, farsa e një grupi personash anonimë, që duan të uzurpojnë dhe deformojnë veprimtarinë e KOKSH-it

Përjashtohen nga e drejta e votës 23 federatava sportive, si ajo e futbollit, peshëngritjes, atletikës, mundjes dhe të tjera sporte elitare, ndër të vetmet në Shqipëri që kanë rezultate, fitojnë medaljes dhe përfaqësojnë denjësisht vendin tonë në arenën ndërkombëtare.
Featured image of article: Asambleja Zgjedhore e 17 marsit, farsa e një grupi personash anonimë, që duan të uzurpojnë dhe deformojnë veprimtarinë e KOKSH-it
Përditësuar:

TIRANE – Nuk kanë fund ҫmendurirat në Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar. Pas vitesh mosfunksionimi, me përplasje që kanë përfunduar deri në dyert e prokurorisë dhe gjykatës, shkarkime drejtuesish dhe Asamble të Zakonshme e Jashtëzakonshme, të cilat pjesa më e madhe e sportit në Shqipëri i konsideron të jashtligjshme dhe jo-statutore, vjen edhe skandali i rradhës.

Një komisioni anonim, i të ashtuquajturit KOKSH, ka guxuar të skualifikojë Federatën Shqiptare të Futbollit nga votimi në Asamble dhe të skualifikojë kandidatin e FSHF-së për president, me arsyetime absurde, të cilat synojnë të fshehin qëllimin e përjashtimit të të gjithë atyre që bezdisin organizatorët e uzurpimit të kësaj organizate për katër vitet që vijnë.

Argumenti i përjashtimit të FSHF-së është që nuk ka evidencë të aktiviteteve të saj, ndërkohë kur dihet publikisht se FSHF-ja është federatë që organizon 500 ndeshje futbolli çdo javë?! Bashkë me FSHF-në ky komision anonim ka përjashtuar nga pjesëmarrja dhe votimi në Asamblenë e 17 prillit edhe 22 federata të tjera, me motivacione absurde, të cilat para një muaji, kur duheshin votat për të miratuar statutin dhe shkarkuar presidentin, nuk ishin të nevojshme dhe anëtarët nuk kaluan në këtë skanim absurd.

Njëkohësisht nga kandidimi për në Komitetin Ekzekutiv janë përjashtuar edhe drejtues të federatave të rëndësishme si atletika, peshëngritja, noti, duke nëpërkëmbur autoritetin, jo vetëm të tyre si individë, por edhe të federatave që ata përfaqësojnë. Edhe kërkesa për të plotësuar këto dokumenta brenda 5 ditëve është një absurd më vete, sepse kjo do të thotë që lista përfundimtare e anëtarëve të Asamblesë dhe kandidatëve do të jetë e plotë vetëm 4 ditë përpara asamblesë, duke e kthyer procesin e fushatës dhe paraqitjes së alternativave një farsë të plotë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Përballë kësaj situate duhet një reagim i fuqishëm, jo vetëm e federatave që janë prekur drejtpërdrejt nga këto veprime jo ligjore dhe arbitrare, por nga i gjithë komuniteti i anëtarëve të KOKSH. Me këtë veprim drejtuesit aktualë të KOKSH-it treguan që nuk kanë ndërmend të ndryshojnë qëndrim në menaxhimin e KOKSH-it, por që duan të vazhdojnë me veprimet e deritanishme që i kanë sjellë lëvizjes olimpike dëme të rënda në këto vitet e fundit.

Një grup individësh me qëllime të dyshimta politike, po nëpërkëmbin sportin shqiptar dhe institucionet më të rëndësishme të saj që janë federatat sportive. Kjo praktikë duhet të marrë fund dhe nuk mund të zgjidhet me riparime e arnime. KOKSH-i duhet të reformohet duke u rithemeluar nëpërmjet një procesi serioz e gjithëpërfshirës. Vetëm kështu do të krijohen kushtet që kjo organizatë t’i kthehet normalitetit dhe të luajë rolin e saj të rëndësishëm në bashkimin e gjithë sportit shqiptar dhe krijimin e sinergjive që ndihmojnë zhvillimin e tij të mëtejshëm.

B.T (Dosja.al)

Shto Koment