Aktualitet

Asambleja Parlamentare e OSBE-së cakton Bushatin si Përfaqësues Spcial për Kaukazin e Jugut

Asambleja Parlamentare e OSBE, njofton se Bushati do të ndjekë situatën e përgjithshme politike në këtë rajon, do të punojë për promovimin e dialogut në të gjithë segmentet e shoqërisë, me fokus të vecantë atë në nivel parlamentar, duke nxitur dhe inkurajuar pajtimin në konfliktet e stërzgjatura në rajon.
Featured image of article: Asambleja Parlamentare e OSBE-së cakton Bushatin si Përfaqësues Spcial për Kaukazin e Jugut Ditmir Bushati

TIRANË- Ish ministri i Jashtëm Ditmir Bushati është caktuar nga Asambleja Parlamentare e OSBE-së si Përfaqësuesi Special për Kaukazin e Jugut.

Asambleja Parlamentare e OSBE, njofton se Bushati do të ndjekë situatën e përgjithshme politike në këtë rajon, do të punojë për promovimin e dialogut në të gjithë segmentet e shoqërisë, me fokus të vecantë atë në nivel parlamentar, duke nxitur dhe inkurajuar pajtimin në konfliktet e stërzgjatura në rajon.

Bazuar në vlerat dhe parimet e angazhimeve të OSBE-së dhe të drejtës ndërkombëtare, Bushati ka si detyrë të marrë në konsideratë mënyrat dhe masat e ndërtimit të besimit dhe krijimin e kushteve të favorshme për identifkimin dhe zbatimin e zgjidhjeve politike.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Si Përfaqësues Special për Kaukazin Jugor, Bushati do të punojë ngushtë me kryesinë dhe strukturat ekzekutive të OSBE-së, grupin e Misnkut, si dhe Përfaqësuesin Personal të Kryetarit të Zyrës për Konfliktin e Trajtuar nga Grupi i Minskut si dhe të ndjekë zhvillimet në Diskutimet Ndërkombëtare të Gjenevës. Mandati i z.Bushati përfundon në sesionin vjetor të Asamblesë Parlamentare të OSBE në Bukuresht, në korrik të 2021-shit.

(A.k.dosja.al)

Shto Koment