Aktualitet

Asambleja e FSHN-së kundër Veliajt: Ka keqinformuar Senatin për VKM-në e Kopshtit Botanik

Me anë të një njoftimi për shtyp, asambleja shpreh keqardhjen ndaj Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, e cila sipas saj nuk ka bërë transparencë për këtë proces, që prek një pronë të Universitetit të Tiranës.
Featured image of article: Asambleja e FSHN-së kundër Veliajt: Ka keqinformuar Senatin për VKM-në e Kopshtit Botanik Kopshti Botanik

TIRANË- Sot Asambleja e Personelit Akademik të Shkencave të Natyrës në Universitetin e Tiranës ka zhvilluar një mbleehje urgjente, ku në përfundim të saj ka akuzaur kryetarin e bashkisë Erion Veliaj se ka keqinformuar anëtarët e Senatit Akademik për vendimin e Këshillit të Ministrave që i kalon në pronësi Kopshtin Botanik.

Me anë të një njoftimi për shtyp, asambleja shpreh keqardhjen ndaj Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, e cila sipas saj nuk ka bërë transparencë për këtë proces, që prek një pronë të Universitetit të Tiranës.

Ndërsa pret përfundimin e procesit gjyqësor, në mbledhjen e jashtëzakonshme mbajtur këtë të hënë, Asambleja e Personelit Akademik të Shkencave të Natyrës në Universitetin e Tiranës vendosi unanimisht të ndjekë nga afër çdo hap të procesit në Gjykatën Administrative të Apelit.

Ndërkohë anëtarët e saj apelojnë për një vendim të drejtë në favor të shpëtimit të Kopshtit Botanik, sipas tyre institucioni unik me vlera kombëtare të pazëvendësueshme.

Pak javë më parë qeveria me anë të një vendimi kaloi pronësinë e Kopshit Botanik nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës tek Bashkia Tiranë. Pas këtij vendimi ka ardhur një deklaratë nga dekani i këtij fakulteti i cili tha se ishte një vendim i paligjshëm. Kërkesa për ndryshimin e pronësisë të kësaj hapësire u bë nga Veliaj gjatë fushatës elektorale, duke i premtuar Ramës se nëse ndodhte kjo ai do të përfundonte projektin e Kopshit Zoologjik. Po ashtu kundër qeverisë është dhe opozita por dhe rektorati.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment