Politike

‘As Rama, as Nano s’më kanë akuzuar për korrupsion’/ Berisha flet për fëmijë: Postulati që kam, se thotë asnjë prind, unë po! 

Sali Berisha u shpreh se nëse fëmijët e tij kanë kryer ndonjë shkelje, do të marrë përsipër çdo gjë. 
Featured image of article: ‘As Rama, as Nano s’më kanë akuzuar për korrupsion’/ Berisha flet për fëmijë: Postulati që kam, se thotë asnjë prind, unë po! 

TIRANË– Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha ka deklaruar se kundërshtarët e tij nuk e kanë akuzuar kurrë për korrupsion. I ftuar në emisionin “Çim Peka Live”, ai u shpreh se nëse fëmijët e tij kanë kryer ndonjë shkelje, do të marrë përsipër çdo gjë.

As Fatos Nano dhe as Edi Rama, asnjë kundërshtar nuk ka akuza për korrupsion. Familjarët e mi…? Në vitin 2005 bëra ligjin për gazetarët. Ata nga 2005-2013 s’kanë paditur asnjë. Por kanë çuar në gjyq çdo politikan që përpunonte shpifjet e gazetarëve dhe i kanë fituar të gjitha. Unë kam një postulat, çfarëdo që kanë bërë fëmijët e mi, e kam bërë unë. Nuk e thotë askush tjetër, unë e them. E kam thënë gjithmonë. Nuk kanë bërë asnjë shkelje ligji. Nuk kanë marrë asnjë qindarkë nga fonde, tendera publike,”-tha Berisha.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(k.m/dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment