Aktualitet

As pandemia nuk i ndaloi! Zbardhet raporti i Prokurorisë së Përgjithshme për 2020: 3500 persona u vunë nën përgjim, “kurorën” e mban trafiku i drogës

Të arrestuarit kanë qenë të dyshuar për krime kundër rendit dhe sigurisë publike; kundër jetës dhe kundër autoritetit të shtetit, dhe për vepra penale kundër lirisë së personit.
Featured image of article: As pandemia nuk i ndaloi! Zbardhet raporti i Prokurorisë së Përgjithshme për 2020: 3500 persona u vunë nën përgjim, “kurorën” e mban trafiku i drogës Prokuroria e Përgjithshme

TIRANË– Prokuroria e Përgjithshme ka zbardhur raportin e vitit 2020, ku shkruhet se në pranga kanë përfunduar 709 persona. Në raportin e bërë publik, mësohet se arrestimi është bërë me anë të përdorimit të mjeteve të posaçme hetimore.

Të arrestuarit kanë qenë të dyshuar për krime kundër rendit dhe sigurisë publike; kundër jetës dhe kundër autoritetit të shtetit, dhe për vepra penale kundër lirisë së personit.

Mirëpo nuk mungojnë as shkelësit në fushën e narkotikëve, të korruptuarit dhe të akuzuarit për shpërdorim detyre. Gjatë vitit që lamë pas 80% e hetimeve për pastrim parash janë pushuar, ndërsa vetëm 20% e personave të marrë të pandehur janë dërguar për gjykim.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Rreth 3500 persona u vunë në përgjim, pasi dyshohej se kishin kryer vepra të ndryshme penale, por numrin më të lartë e zë trafiku i lëndeve narkotike. Edhe pse nw kushte tw vwshtira pwr tw operuruar, pwr shkak tw kufizimeve tw vendosura nga pandemia e koronavirusit, mesa duket aktiviteti nuk wshtw ndalur.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment