Sport

As ndërhyrja e Vucic nuk ndihmon Federatën serbe, Arsene Wenger refuzon stolin e Serbisë

Sipas gazetës serbe, “Informer”, Kokeza ka dërguar zyrtarët e Federatës për të biseduar me Arsene Wenger ku i është ofruar stoli i përfaqësueses dhe një kontratë ku do të fitonte shumë para
Featured image of article: As ndërhyrja e Vucic nuk ndihmon Federatën serbe, Arsene Wenger refuzon stolin e Serbisë Arsene Wenger dhe Aleksander Vucic
Përditësuar:

SERBI– Pasi humbi mundësinë për tu kualifikuar në EURO 2021, përfaqësuesja e Serbisë kërkon të rimëkëmbet sa më shpejt dhe të fillojnë përgatitjet për një Kombëtare që të jetë e denjë në kompeticionet e ardhshme. Presidenti i Federatës së Futbollit, Slavisa Kokeza është duke kërkuar një trajner të huaj me emër të madh për ta krijuar një skuadër të fortë.

Sipas gazetës serbe, “Informer”, Kokeza ka dërguar zyrtarët e Federatës për të biseduar me Arsene Wenger ku i është ofruar stoli i përfaqësueses dhe një kontratë ku do të fitonte shumë para,madje sipas zërave për këtë është angazhuar edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic. Megjithatë ish-trajneri i Arsenal nuk është bindur nga projekti dhe ka refuzuar në mënyrë kategorike ofertën për të drejtuar Serbinë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment