Sport

As lutjet e Trump nuk ia shpëtuan dot jetën, Irani ekzekuton me vdekje ish-kampionin e mundjes

Për sportistin nga Irani u angazhuan sportistë iranianë e jo vetëm, ndërsa edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump i bëri thirrje Iranit t’i kursejë jetën
Featured image of article: As lutjet e Trump nuk ia shpëtuan dot jetën, Irani ekzekuton me vdekje ish-kampionin e mundjes Navid Afkari

IRAN-Navid Afkari, ish-kampioni i sportit të mundjes është ekzekutuar mëngjesin e sotëm në burgun ku mbahej prej gati dy vitesh, pasi ishte dënuar me vdekje për vrasjen e një rojeje sigurie me thikë, gjatë protestave të vitit 2018. Për sportistin nga Irani u angazhuan sportistë iranianë e jo vetëm, ndërsa edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump i bëri thirrje Iranit t’i kursejë jetën.

Ky i fundit, në një incizim audio të dalë nga qelia ku mbahej nën arrest, tregon se e kanë torturuar për të pranuar fajin, ndërsa edhe avokati i mundësit konfirmoi se 27-vjeçari u dënua pa prova konkrete. Mbi 82.000 atletë nga e gjithë bota, kërkuan unanimisht përjashtimin e Iranit nga çdo aktivitet sportiv botëror, nëse ekzekutohet mundësi Afkari.Megjithatë lutjet, thirrjet e presioni nuk ndikuan aspak që në Iran të kursehej jeta e sportistit 27-vjeçar i cili u ekzekutua pikërisht mëngjesin e sotëm.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment