Rajoni

As Çitaku, as Kurti / Ismail Kadare i pari ka folur për “çlirimin e Serbisë prej Kosovës”

Ismail Kadare është i pari që ka folur për “çlirimin e Serbisë prej Kosovës”.
Featured image of article: As Çitaku, as Kurti / Ismail Kadare i pari ka folur për “çlirimin e Serbisë prej Kosovës” Ismail Kadare, Vlora Çitaku dhe Albin Kurti

Kosovë-  Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bëri bujë, me një deklaratë të bërë në Munih, përballë presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, të premten.

Kurti u përball me Vuçiqin, në një panel të përbashkët, në Gjermani, ku që të dy kanë shkuar për të marrë pjesë në Konferencën e Munihut për Sigurinë.

Në fjalimin e tij, Kurti foli për normalizimin final të raporteve Prishtinë-Beograd. Sipas tij, sa më parë të ndodhte një gjë e tillë, aq më mirë për të dy shtetet dhe rajonin.

Deklarimet e Kurtit, të bëra në atë panel, e kishin bërë xhiron në rrjetet sociale, dhe gjithashtu kishin nervozuar Vuçiqin, i cili donte t’i kundërpërgjigjej menjëherë, por drejtuesja e panelit nuk ia ka dhënë fjalën. Megjithatë, para se kjo frazë të përdorej nga Çitaku gjatë një mbledhjeje të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në vitin 2019, atë e kishte thënë dikush tjetër.

“Çlirimi i Serbisë prej Kosovës” është titulli që mban një libër me intervista e ese, të shkrimtarit të mirënjohur shqiptar, Ismail Kadare.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ky libër është publikuar në vitin 2012, nga shtëpia botuese Onufri.

Por, ngjashëm, para Kurtit, e para Çitakut, e para Kadaresë, ishte deklaruar shumë vite më parë filozofi dhe veprimtari Ukshin Hoti.

“Një Serbi që e mban të pushtuar Kosovën nuk është as vetë e lirë. Liria e vërtetë e Kosovës është një premisë themelore edhe për lirinë e vërtetë të Serbisë. Kosova për Serbinë është kulti i robërisë së vetvetes, nëse nuk bëhet shans i lirisë dhe i evropeizmit të saj të ardhshëm”, kishte thënë Hoti.

Marrë nga Express

J.V/Dosja.al

Shto Koment