Aktualitet

Artur Zheji: Policët janë shumë militantë, mbrojnë bukën e kalamajve të tyre, por kjo është e drejtë

Zheji theksoi se efektivët e Policisë janë shumë militantë, sepse sipas tij kështu mbrojnë bukën e kalamajve të tyre.
Featured image of article: Artur Zheji: Policët janë shumë militantë, mbrojnë bukën e kalamajve të tyre, por kjo është e drejtë Artur Zheji

Tiranë- Gazetari Artur Zheji në emisonin  e tij në 360 gradë në RTV Ora deklaroi se policët në Shqipëri janë miliantë, sepse kështu mbrojnë vendin e punës. Ai theksoi se efektivët kanë frikë se mund të ikin nga puna, kur ndërrohen pushtetet.

Ai mendon se nëse ikën nga pushteti qeveria që e ka mbathur polici ai ikën pasi nuk ka një status të qëndrueshëm, sepse vjen një qeveri tjetër dhe i nxjerr në rrugë.  Përderisa policia nuk do të ketë një status real të depolitizuar, kur vjen e djathta i heq këta dhe vjen e majta dhe i heq. Prandaj policët janë shumë militantë sepse mbrojnë bukën e kalamajve të tyre, dhe kjo është e drejtë”, u shpreh Artur Zheji.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

J.V/Dosja.al 

Etiketa:

Shto Koment