
Tiranë- Një ditë më parë artistët publikuan një foto, ku sipas tyre punonjësit e Bashkisë Tiranë kishin vajtur rreth orës 4.30 të mëngjesit për të hequr gërmat nga fasada e Teatrit Kombëtar. Sipas tyre këto janë veprime të skuthit Veliaj. (lexo këtu)
Por pas heqjes së shkronjave artistët kanë bërë thirrje për mbledhje fondesh në mënyrë vullnetare për vendosjen e tyre gërmave në godinën e Teatrit Kombëtar.
“Të dashur miq, Si përgjigje ndaj grabitjes së shkronjave të Teatrit Kombëtar, sot kemi filluar mbledhjen e fondeve vullnetare për rivendosjen e tyre. Kush do të na ndihmojë në këtë përpjekje, mund të vijë të kontribuojë në Sheshin e Teatrit edhe nesër në orën 19.30.Ju faleminderit, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit”, shprehet artistët.
J.V/Dosja.al