Aktualitet

Artistë dhe aktivistë futen brenda rethimit të Teatrit Kombëtar, vendosin  një flamur dhe mbjellin tre ullinjë. Ja simbolika e veçantë  tyre

VIDEO
Ditën e sotme përfaqësues të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit kanë hyrë brenda perimetrit të zonës që është parashikuar që të ndërohet godina e re dhe kanë vendosur një flamur  kombëtar si dhe kanë nisur duke mbjellur tre ullinj.
Featured image of article: Artistë dhe aktivistë futen brenda rethimit të Teatrit Kombëtar, vendosin  një flamur dhe mbjellin tre ullinjë. Ja simbolika e veçantë  tyre Foto nga Teatri

TIRNAË– Edhe pse kanë kaluar gati rreth dy muaj nga shembja e Tatrit Kombëtar kjo nuk ka ndalur artistë dhe aktivistë që protestuan kundër shembjes së tij të kthehen përsëri tek vendi ku ishte godina.

Ditën e sotme përfaqësues të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit kanë hyrë brenda perimetrit të zonës që është parashikuar që të ndërohet godina e re dhe kanë vendosur flamurin kombëtar si dhe kanë mbjellur tre ullinj. Edhe pse brenda perimetrit nuk është e lejuar që të futet njeri, policia nuk ka mundur dot që të ndalojë futjen e tyre.

Po pse tre ullinj, cila është simbolika e tyre?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Aktivistët e pranishëm janë shprehur se ullinjtë po i mbjellin një për Teatrin e shembur, një për Europën dhe një për Shqipërinë, në kujtim  të 30 vjetorit të hyrjes së shqiptarëve në ambasadat e huaja.

“Jemi këtu në sheshin e teatrit, 2 korrik 2020 për të lënë një shenjë në 30-vjetorin e rrëzimit të ambasadave europiane sot në këtë territor të ambasadës së republikës së teatrit ne vijmë për të lënë një shenjë për të mbjellë ullinj. një për Tetarin, një për Shqipërinë dhe një për Europën”, ka thënë njëra prej aktivisteve në video të siguruar nga Dosja.al.

Teatri Kombëtar u shemb më 17 maj të muajti të kaluar, ku forca të shumta policie nxorrën me forcë e dhunë artistët e aktivistët që ishin brenda në godinë. Pas shembjes së godinës kanë shpërthyer edhe njëherë protestat dhe kërkohen rindërtimin e Teatrit Kombëtar aty ku ishte dhe si ishte më parë.

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment