Aktualitet

Zbulimi i pasurive të “kokave” të krimit/ SPAK thërret kreun e Kadastrës: Duam informacion për çdo dosje. Lame: Takimi ishte sekret

Artan Lame takim me kreun e SPAK, Kraja. Takimi është zhvilluar në kuadër të operacionit të OFL-së, ku Lames i është kërkuar informacion për pasuritë e personave që janë në sitën e OFL-së.
Featured image of article: Zbulimi i pasurive të “kokave” të krimit/ SPAK thërret kreun e Kadastrës: Duam informacion për çdo dosje. Lame: Takimi ishte sekret Arben Kraja dhe Artan Lame
Përditësuar:

Tiranë– Paraditen e sotme kreu i Kadastrës, Artan Lame zhvilloi një takim me kreun e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion,  Arben Kraja. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se  Lame ka zhvilluar një takim me drejtuesin e SPAK-ut, Arben Kraja në kuadër të operacionit të OFL-së, ku është disktuar në lidhje me shkëmbimin e informacioneve për pronat e personave në hetim.

 

Mësohet se kreu i SPAK i kërkoi Lames që të përgatisë përgjigje për çdo kërkesë së OFL-së, pra të paraqesë një dosje për çdo person nën hetim, e cila do të shërbejë si provë në gjykatë.  Në përfundim të takimit Lame refuzoi të fliste për mediet. Ai theksoi se takimi ishte sekret.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Prej muash OFL ka nisur aksion për goditjen e “kokave” të krimit. Sot OFL u ka dërguar formularët për të deklaruar pasuritë 4 personave të dënuar në Elbasan. Ndërkohë, një ditë më parë OFL iu dërgoi formularët Enver Bajrit dhe Emrah Plakut. 

J.V/Dosja.al

Shto Koment