Aktualitet

Deklarata bombë e Artan Lames: Më kanë kërcënuar për punë pronash, qeveria më ka dhënë mbështetje

Artan Lame ka deklaruar se është kërcënuar për punë pronash.
Featured image of article: Deklarata bombë e Artan Lames: Më kanë kërcënuar për punë pronash, qeveria më ka dhënë mbështetje Artan Lame

Tiranë- “Më kanë kërcënuar për punë pronash”. Kështu deklaroi në këto momente drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës Artan Lame në një emision mëngjesi.

“Kërcënime për punë emërimesh nuk kam marrë, për punë pronash po sepse ka një gjë nuk e bën dot pa specialistë. Duhet të jesh profesionist, ndërsa të jesh punonjës te hipoteka duhet të jesh o jurist me bagazh, o topograf, prandaj kamë bërë thirrje që më lini o të bëj këtë o të bëj atë”, tha Lame, ndërsa nuk preferoi të tregojë një rast konkret, por theksoi se i ka denoncuar këto raste dhe ka marrë mbështetjen e qeverisë.

“Nuk mund të them raste. Është normale ka pasur disa raste, që nga rastet serioze dhe unë i kam referuar, deri te rastet e njerëzve që të stërlodhin por kur ikin qetësohem. I mirëkuptoj në fakt se janë të dërmuar duke pritur me vite dhe kur i thua duhet të shkosh në gjykatë sikur i ke vrarë. Por sinqerisht më duhet të falënderoj qeverinë sepse më ka dhënë shumë mbështetje”, deklaroi më tej drejtori i Kadastrës.

Gjithashtu Artan Lame në emisionin e mëngjesit tha se kanë mbetur shumë objekte pa u legalizuar për shkak të vështirësive.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Qeveria është e impenjuar të japë zgjidhje. Ne po e përgatisim dhe do e kemi shumë shpejt. Bëhet fjalë për objekte që kanë vështirësi. Sigurisht nuk do legalizohen të gjitha sepse ka nga ata që kanë bërë kioska e baraka vetëm për të zënë vend apo kanë cenuar prona me interes zhvillimi. Por do të shihet me shumë kujdes që t’i japim fund këtij procesi”, deklaroi Lamja

Marrë nga Newsbomb

J.V/Dosja.al

Shto Koment