Aktualitet

Artan Hoxha: Qirje Rama, zgjidhe krizën e emigrantëve ose ul traun, asnjë racist të mos futet në Shqipëri….se kur u del hundleshi (Turqia) përpara, i ankohen Amerikës

Përmes disa statuseve në rrjetet sociale, Hoxha shkruan se grekët dhe shteti i tyre janë racist në lidhje me Shqipërinë, dhe e shohin si një shtet të vogël, e e shkelin me këmbë. Ndërsa, sipas Hoxhës, në momentin që përpara u del Turqia, si në rastin e përplasjes së anijeve, i ankohen Amerikës.
Featured image of article: Artan Hoxha: Qirje Rama, zgjidhe krizën e emigrantëve ose ul traun, asnjë racist të mos futet në Shqipëri….se kur u del hundleshi (Turqia) përpara, i ankohen Amerikës

TIRANË– Gazetari Artan Hoxha i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që miqësitë e tij, si p.sh., atë që ka reklamuar aq shumë se ka me Presidentin e Turqisë, Tayyip Erdoğan, ta përdorë për të lehtësuar situatën në Shqipëri, si në rastin e Kakavijë, që është bërë alarmante.

Përmes disa statuseve në rrjetet sociale, Hoxha shkruan se grekët dhe shteti i tyre janë racist në lidhje me Shqipërinë, dhe e shohin si një shtet të vogël, e e shkelin me këmbë. Ndërsa, sipas Hoxhës, në momentin që përpara u del Turqia, si në rastin e përplasjes së anijeve, i ankohen Amerikës.

“Ose shko zgjidhe krizen e emigranteve shqiptare ne kufirin grek, me qirje Qirjakon, ose ule dhe ti traun, qe kembe personi me pasaporte greke, te mos e kalojë më kufirin…
Pse, vetem greket i ha COVID-19, per behar?!
Ne, ketej kufirit, mos jemi gjë, prej bronzi?!”- shkruan Hoxha ndër të tjera në Facebook.

Dy statuset e plota

1.Kur gjejne nje vend me te vogel dhe me te dobet se vetja, edhe pse eshte anetare i NATO-s(Shqiperine), e shkelin me kembe dhe i bejne gangesterin…
Kur bien ne hundlesh dhe u del perpara nje shtet me i forte, po anetare i NATO-s(Turqine), qe te kercet dhembet e te merr me shqelma, i ankohen Amerikes dhe BE-se..
Keta jane greket dhe Greqia…
Rraciste, ultranacionaliste, antishqiptare, ksenofobe, dhunues…
Kur u tregojne vendin, ankohen se po u shkelen te drejtat, si vend i NATO-s dhe BE-se, se po i kercenojne, qurraviten, jargaviten…

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

2.Ishallah kthehet shpejt nga pushimet, lideri global dhe kryetari i OSBE-se, qirje Rama, pa ka per ta pare qirje Qirjako Micotaqis
(sa shume qirje ka brenda ky KM grek)…Qirje Rama! Shpesh kujdesesh te na tregosh se ke shume mik dhe gati gati vella, Erdoganin. Miqesite dhe aleancat e tua, na duhen per te zgjidhur krizat ne te mire te vendit, jo per foto ne instagram.. Ose shko zgjidhe krizen e emigranteve shqiptare ne kufirin grek, me qirje Qirjakon, ose ule dhe ti traun, qe kembe personi me pasaporte greke, te mos e kalojë më kufirin…
Pse, vetem greket i ha COVID-19, per behar?!
Ne, ketej kufirit, mos jemi gjë, prej bronzi?!

Ndërkohë, radhët e makinave në pikën kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës kanë shkuar në dhjetëra kilometra. Qytetarët, me gra e fëmijë, janë torturuar në diell e temperaturë të larta. Disa persona kanë shfaqur edhe probleme shëndetësore dhe janë dërguar me urgjencë në spital, ndërsa ambulanca përplasi për vdekje një fëmijë 10-vjeçar. Rama ka theksuar se për këtë çështje është në komunikim të vazhdueshëm me palën greke, por ka nënvizuar se zgjdhja e situatës nuk është në dorën e tij.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment