Aktualitet

Artan Hoxha poston FOTON me “Dëshmorin e Atdheut”, Gani Malushi: Burrat kujtohen, nuk vajtohen

Gazetari shkruan se Malushi u vra në një atentat pak metra larg Drejtorisë së Policisë së Durrësit në një atentat të organizuar.
Featured image of article: Artan Hoxha poston FOTON me “Dëshmorin e Atdheut”, Gani Malushi: Burrat kujtohen, nuk vajtohen Artan Hoxha dhe Gani Malushi

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka publikuar sot një foto të vjetër me “Dëshmorin e Artheut”, Kolonel Gani Malushin, i cili ka humbur jetën në 7 gusht 2003.

Në një postim në mediat sociale, Hoxha shkruan se burrat kujtohen e nuk vajtohen, dhe kujton kohën që kalonin bashkë, ku Malushi ishte ende gjallë. Më tej gazetari shkruan se Malushi u vra në një atentat pak metra larg Drejtorisë së Policisë së Durrësit në një atentat të organizuar.

Gani Malushi dhe Artan Hoxha

“Burrat kujtohen, nuk vajtohen… Shkuan 17 vite…. Me “Deshmorin e Atdheut”, Kolonel Gani Malushi, 20 maj 1953 – 7 gusht 2003. Komisari u plagos rëndë më 06 gusht 2003, dhe do të ndahej nga jeta vetëm një ditë më pas, me 7 gusht 2003. Malushi u qëllua me bresheri kallashnikovi ndersa leviste me shoferin e tij, ne nje atentat te organizuar, vetëm pak metra larg Drejtorisë së Policisë së Durrësit. Gani Malushi u shpall “Dëshmor i Atdheut” më 16 nëntor 2004”, shkruan Hoxha.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Dje ishte 17-vjetori i ndarjes nga jeta të Gani Malushi, “Dëshmorit të Ardheut”, por nga strukturat e Policisë dhe Ministrisë së Brendshme nuk pati asnjë ceremoni për nderimin e figurës së tij.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment