Aktualitet

Artan Hoxha: Nipi i Preng Gjinit u vra për një status në Facebook

Vrasjet datojnë prej vitit 2016, duke numëruar 4 viktima nga të dyja familjet.  Në studion e emisionit “Opinion” gazetari Artan Hoxha u shpreh se mes 4 viktimave, njëri prej tytre ka qenë krejtësisht i pafajshëm.
Featured image of article: Artan Hoxha: Nipi i Preng Gjinit u vra për një status në Facebook Artan Hoxha

TIRANË– Shpërthimi i ndodhur mbrëmjen e së hënës në Tiranë është i lidhur me nje histori hakmarrjesh mes familjeve Reçi dhe Gjini nga Rrësheni.

Vrasjet datojnë prej vitit 2016, duke numëruar 4 viktima nga të dyja familjet.  Në studion e emisionit “Opinion” gazetari Artan Hoxha u shpreh se mes 4 viktimave, njëri prej tytre ka qenë krejtësisht i pafajshëm.

“Mes këtyre viktimave është dhe nipi i këtyre, Kreshnik Gjini, i cili ishte krejt i pafajshëm. Ai punonte kamarier në Blegjikë dhe u vra vetëm se bëri një status për vrasjen e Gaspër Reçit”, u shpreh Hoxha.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kujtojmë se nga familja Gjini është vrarë Krshnik Gjini dhe Armando Gjini, ndërsa nga familja Reçi është vrarë Gaspër Reçi dhe Kastriot Reçi.

Marrë nga Opinion.al

(f.m/dosja.al)

Një Koment në “Artan Hoxha: Nipi i Preng Gjinit u vra për një status në Facebook

  1. Popull budallenje dikush tha popullit Shqiptare mos i shpallni lufte pse ata dote vriten me njeri tjetrin,kurse shumica dote hikin nga vendi ,dhe kushte vendi dote ju mbetet falas te huajve,Shqiptaret kane shum historin por nuk kemi histori kemi nji histori te krijuar por jo te vertete,Cfar ndertuan Iliret asgje,cfar ndertuan Pellazget asgje ,Turqit asgje cka ndertojme neve sot asgje vetem vrasje,hajduta,dhe kriminela i mjeri POPULL kemi vetem kenget dhe asgje tjeter.

Shto Koment