Aktualitet

‘Thashë se kisha video diskredituese’/ Artan Hoxha tregon prapaskenat: Më erdhën disa kryebashkiakë, pyesnin mos ishin ata, çonin kallauzë

Hoxha, i ftuar në emisonin “Opinion”, u shpreh se videon e kishte prej disa muajsh dhe kur e kishte deklaruar se e posedonte ishte kontaktuar nga disa kryetarë bashkish, të cilët pyesnin për veten.
Featured image of article: ‘Thashë se kisha video diskredituese’/ Artan Hoxha tregon prapaskenat: Më erdhën disa kryebashkiakë, pyesnin mos ishin ata, çonin kallauzë Artan Hoxha

TIRANË– Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka folur lidhur me videon e publikuar ditën e sotme të kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla duke konsumuar kokainë.

Hoxha, i ftuar në emisonin “Opinion”, u shpreh se videon e kishte prej disa muajsh dhe kur e kishte deklaruar se e posedonte ishte kontaktuar nga disa kryetarë bashkish, të cilët pyesnin për veten.

 

FEVZIU: Prej sa kohësh e kishit videon?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

ARTAN HOXHA: Prej katër muajsh kisha videon. Unë nuk kishte target grup personazhin por fenomenin. Nuk mund të drejtohemi nga njerëz që nuk kontrollojnë dot veten. Duan të identifikojnë se kush e nxorri videon. Në fillim shumica e kryebashkiakëve kanë çuar ndonjë kalluz për të pyetur se mos ishin ata. Se atëherë unë thashë që kam një video diskredituese. Ky ishte një personazh pa ngarkesë penale dhe kriminale.

Pasi e paralajmëroi në emisionin “Opinion”, gazetari investigativ Artan Hoxha ka publikuar videon e kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla duke konsumuar ‘kokainë’. Pas publikimit të pamjeve, një reagim i menjëherëshëm ka ardhur nga Alla, i cili e ka cilësuar videon si montazh duke pretenduar se i është bërë edhe presion nga grupet kriminale. Ndërsa PD ka kërkuar dorëheqjen e tij.

Ende nuk ka asnjë reagim zyrtar nga socialistët. Në fakt, konsumimi i lëndëve narkotike nuk e pengon Allën të ushtrojë detyrën e kryebashkiakut, por vlen të theksojmë një nga kërkesat e hershme të opozitës për të përfshirë testin e drogës, bashkëngjitur formularit të dekriminalizimit. Lëndët narkotike, të cilit do lloj qofshin ato, janë substanca psikotrope, e si të tilla, ato kanë ndikim mbi Sistemin Nervor Qendror.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment