Aktualitet

Personazhet e krimit rrugëve, Artan Hoxha ‘godet’ me ironi: Agim Kajmaku, mbahu! Mos na zhgënje…(REAGIMI)

Jo më larg se sot, Altin Avdyli u filmua teksa doli nga burgu dhe shkoi për vizitë në poliklinikën nr.3 të Specialiteteve në qendër të Tiranës.
Featured image of article: Personazhet e krimit rrugëve, Artan Hoxha ‘godet’ me ironi: Agim Kajmaku, mbahu! Mos na zhgënje…(REAGIMI) Artan Hoxha, gazetar investigativ
Përditësuar:

TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka komentuar lirimin por edhe xhirot që personazhet e njohur të botës së krimit në Shqipëri bëjnë thuajse çdo ditë. Në një reagim në rrjetet sociale, gazetari Artan Hoxha, teksa vë në dukje këtë fakt, ironizon me “luftën” që autoritetet i kanë shpallur ish-kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku, i cili është në arrati pasi fshehudënimin në formularin e dekriminalizimit.

“Kur të gjithë “çunat me emër” po dalin nga burgu, për cfare dreqin vazhdojnë ta kërkojne për të arrestuar kete Kajmakun?!!!! Mbahu Kajmak mos na zhgënje…”, shkruan gazetari.

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Dosja.al prej disa ditësh ka dërguar kërkesë zyrtare për informacion në të gjitha kanalet e informimit për Drejtorinë e Burgjeve, dhe drejtorin Agim Ismaili, por ende asnjë përgjigjie. Burgjet heshtin, ndërsa jo më larg se sot, Altin Avdyli u filmua teksa doli nga burgu dhe shkoi për vizitë në poliklinikën nr.3 të Specialiteteve në qendër të Tiranës. Ndërkohë, Emiljano Shullazi ishte emëruar deri dje përgjegjës biblioteke duke përfituar ulje të ditëve të dënimit, ndërsa Dritan Dajti, u shoqërua me eskortë për tek klinika private në ish-bllok.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment