Aktualitet

Artan Hoxha jep ‘alarme të forta’: Ajo që pamë në Elbasan, mund të ndodhë në Shkodër e Vlorë! Fevziu: Mos se ti e ke gojën helm…

I ftuar në “Opinion”, Hoxha tha se qytetarët e Elbasanit nuk janë të dhunshëm. Ai shtoi se zonat e tjera ku ka rrezik të ndodhë diçka e tillë siç edhe ndodhi në Elbasan, janë Vlora e Shkodra.
Featured image of article: Artan Hoxha jep ‘alarme të forta’: Ajo që pamë në Elbasan, mund të ndodhë në Shkodër e Vlorë! Fevziu: Mos se ti e ke gojën helm… Artan Hoxha dhe Blendi Fevziu

TIRANË– Artan Hoxha ka dhënë ‘alarme të forta’ për ngjarje kriminale në Shqipëria, gjatë periudhës së zgjedhjeve. I ftuar në “Opinion”, Hoxha tha se qytetarët e Elbasanit nuk janë të dhunshëm. Ai shtoi se zonat e tjera ku ka rrezik të ndodhë diçka e tillë siç edhe ndodhi në Elbasan, janë Vlora e Shkodra.

Artan Hoxha tha më tej se nuk është aspak çudi që të ndodhë një gjë e tillë edhe në dy qarqet e tjera. Gazetari u bëri thirrje edhe qytetarëve që të distancohen nga dhuna e nga subjektet politike, pasi të vetmit që do të dalin të humbur, janë vetë ata.

Pjesë nga biseda:

Artan Hoxha: Nuk do të surprizohesha nëse do të ndodhte diçka e tillë edhe në Vlorë apo Shkodër, janë dy ekstremet e nxehta

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Blendi Fevziu: Ti pusho aman se e ke gojën helm

Artan Hoxha: Unë nuk dua që të ndodhë, por ajo që pamë sot tregon shumë. Qytetarët e Elbasanit, ata qytetarët e thjeshtë e shohin shumica nga televizori, nuk kanë lidhje me ta. Unë përfitoj që tu bëj edhe thirrje qytetarëve që të qëndrojnë larg dhunës dhe të mos bëhen mish për top për politikanët, pasi të vetmit që do ta hanë në fund, janë po vetë ata. Sot e hëngri ajo familja e mjekut Xhuvani që i shkoi në varr dhe ai tjetri ish-efektivi që ka lënë katër fëmijë vetëm dhe jeton në shtëpi me qira.

(f.m/Dosja.al)

Shto Koment