
TIRANË– Artan Hoxha ka ironizuar akuzat e bëra në dutët e fundit nga ana e kryeministrit Edi Rama, kundrejt kryetarit të PD-së, Lulzim Basha. Përmes një statusi në rrjetet scoiale, Hoxha ka ripostuar një video që ka publikuar para katër viteve, për cilësinë e ‘mallit’.
Këtë video, Hoxha e riposton sot dhe krah saj shkruan se nuk ka fshehur asnjë kasetë, dhe se këtë gjë e ka demonstruar edhe para gazetarëve të BBC.
“17 nentor 2016 – 17 nentor 2020. Duket sikur e kam bere dje, asgje nuk ka ndryshuar. As mulliri, as Che, …kemi humbur ndjeshem ne sasi, por cilesia e mallit ka ecur ku e ku me larte.. Ne fakt po e demostroja para grupit te gazetareve te BBC, qe po realizonin nje histori per kanabizimin e Shqiperise, ne nje hangar perpunimi ne Fushe Kuqe… Meqe ka nisur te permendet pak si shume BBC keto dite, per pune kasetash. E them me bindje, ne nuk kemi fshehur asnje kasete…,”– shkruan Hoxha me ironi.
Ditët e fundit, Rama dhe Basha kanë replikuar me njëri-tjetrin. Kryeministri e ka akuzuar kryedemokrtin se ka marrë kasetat për masakrën e Kushës së Madhe. Këto akuza, Basha i ka hedhur poshtë duke kërkuar që Rama të përgjigjet për pandeminë.
(f.m/dosja.al)