Aktualitet

Artan Hoxha bëhet nostalgjik dhe rrëmon nëpër arkiva, poston videon nga parcela me kanabis: Është rritur çmimi, duroni dhe pak sa të mbledhim dorën e parë 

VIDEO
Gazetari Artan Hoxha ka publikuar një video të 4 viteve më parë në një parcelë me kanabis. Hoxha është shprehur se çmimi i kanabisit është rritur, ndërsa bën thirrje për durim, derisa të mblidhet dora e parë.
Featured image of article: Artan Hoxha bëhet nostalgjik dhe rrëmon nëpër arkiva, poston videon nga parcela me kanabis: Është rritur çmimi, duroni dhe pak sa të mbledhim dorën e parë  Artan Hoxha

TIRANË-Gazetari Artan Hoxha ka shpluhurosur arkivat dhe ka postuar në Facebook një video nga fushat me kanabis të 4 viteve më parë. Krahas videos, Hoxha ka zbuluar lëvizjen e çmimeve në tregun e hashashit.

Sipas tij, cmimi është rritur si në tregun vendas dhe në tregun ndërkombëtar. Gazetari shton, se nuk ka më hektarë të mbjellur, por vetëm parcela të vogla si kërpudhat pas shiut.

Në fund Hoxha bën thirrje për durim, duke thënë se për pak ditë do të mblidhet dora e parë e prodhimit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al


Postimi i plotë

Nostalgji… Duke germuar ne arkive… U ka marre malli per pak gjelberim, ne keto dite te nxehta vere?! Nuk ka ndryshuar ndonje gje e madhe. Thjeshte eshte rritur çmimi ne tregun nderkombetar dhe padiskutim eshte rritur çmimi ne tregun vendas. Nese para 4 vitesh, kushtonte 1000 euro kur e zbarkoje ne Itali, sot 1000 euro, ta blejne ne fund te parceles. U shtua fuqia punetore, nga krahu i lire qe e izoloi covid19 ne Shqiperi, apo nga “pagat e luftes” te paketes Rama-Ahmetaj, qe nuk mberriten kurre tek ata qe ishin te papune. Sigurisht nuk ka me parcela te mbjella me hektare te tere, por ka parcela te vogla, shperndare si kerpudhat mbas shiut, ne te gjithe vendin… Jemi mire, jemi mire… Duroni dhe pak dite, sa te mbledhim doren e pare te prodhimit…

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment