Aktualitet

107-vjetori i Policisë, Artan Hoxha kujton 266 dëshmorët e atdheut: S’u sollën asnjë kurorë me lule, kur vdiqët, kryeminsitrat e ministrat derdhën lotë krokodili

Hoxha shkruan se askush sot nuk u kujtua që të shkonte dhe të vendoste një kurorë me lule tek memoriali ku janë vendosur 266 policët e rënë në krye të detyrës.
Featured image of article: 107-vjetori i Policisë, Artan Hoxha kujton 266 dëshmorët e atdheut: S’u sollën asnjë kurorë me lule, kur vdiqët, kryeminsitrat e ministrat derdhën lotë krokodili

TIRANË– Gazetari Artan Hoxha, ka reaguar sot në lidhje me 107-vjetorin e krijimit të Policisë së Shtetit. Në një reagim në Facebook, Hoxha shkruan se askush sot nuk u kujtua që të shkonte dhe të vendoste një kurorë me lule te memoriali ku janë vendosur 266 policët e rënë në krye të detyrës.

Hoxha shkruan se ka parë kryeministrat, ministrat apo deputetët që kanë derdhur lotë krokodili mbi arkivolët e tyre, por sa ishin gjallë nuk ndaleshin s’ua nxiri jetën. Ai shton se po të shin gjallë ata policë ai do i sulmonte nëse nuk do bënin punën, por sot i respekton pas vdekjes. “Ju nuk dredhuat, nuk u përkulët, i qendruat balle per balle plumbave te krimit, dhe…. Sot jeni aty, YJE mbi ate memorial te zi, duke na mbushur me krenari dhe duke na dhene shprese, se ky komb nuk eshte mposhtur ende,nga krimi… E paharruar qofte sakrifica juaj per te siguruar jeten e te gjithe ne te tjereve…”, shkruan më tej gazetari.

POSTIMI I PLOTË

Gjithe atyre qe u betuan para flamurit kuqezi, ti sherbejne atdheut… Sot eshte 107 vjetori i themelimit te Policise se Shtetit Shqiptar. Ky memorial perkujton 264 “Deshmoret e Atdheut” te rene ne krye te detyres nga radhet e policise gjate 29-te viteve te postkomunizmit. 264 yje qe perkujtojne sakrificen sublime te 264 BURRAVE qe dhane jeten e tyre per kete vend. Nuk kam pare te dera e Prokurorise se Pergjithshme apo ministrise se Drejtesise, te kete qofte dhe nje yll te vetem, ne perkujtim te ndonje prokurori apo gjyqtari te rene ne luften kunder krimit. Mbase do kisha marre me dhjetera telefonata e mesazhe falenderimi, madje do ta kisha me te lehte nese ne kete dite te shenuar, do shkruaja per te pershendetur shefat ne detyre, qe mbi uniformat e reja te dekoruara bukur, u shkelqejne spaletat. Nuk e di nese ne kete memorial u kujtua kush te vendoste ndonje kurore me lule ne kujtim te ketyre BURRAVE sot.

Shume prej tyre i kam njohur nga afer, kam marre pjese ne operacione antikrim organizuar dhe drejtuar prej tyre. Kam ngrene buke me ta ne mencat e varfera te komisariateve te Shqiperise,nga Tropoja ne Sarande. Kam ndare bashke me ta sukseset e aksioneve dhe me kane lene te vetem te derdh lot hidherimi ne funeralet e tyre. Me eshte dashur te shkruaj apo raportoj renien e tyre ne krye te detyres nga plumbat e armeve te krimit. Kam marre pjese ne shume prej ceremonive te lamtumires per ta, ku bataret e automatikeve te skuadrave te nderit me kane futur te dridhurat ne trup. Kam pare kryeministrat, ministrat apo deputetet e radhes te derdhin lote krokodili mbi arkivolet e tyre, por sa ishin gjalle nuk ndaleshin se ua nxiri jeten. Hej BURRA qe hijeshoni mbi ate memorial te zi,… sot mbase do te ishit pa pune rrugeve, si plote kolege tuaj qe bene hile dhe i dredhuan plumbit per te mbetur te gjalle.

Mbase po te ishit gjalle mund t’ua kishin baltosur fytyren me paratë e hashashit. Mbase po te ishit gjalle do t’ju kishin transferuar ne ndonje cep te larget ne jug a ne veri te vendit, ku do t’ju ishte harruar emri. Krimi dhe korrupsioni politik, provuan t’ju trembin, t’ua ulin koken, t’ua zhbëjnë karakterin dhe ndershmerine…Por ju nuk dredhuat, nuk u përkulët, i qendruat balle per balle plumbave te krimit, dhe…. Sot jeni aty, YJE mbi ate memorial te zi, duke na mbushur me krenari dhe duke na dhene shprese, se ky komb nuk eshte mposhtur ende,nga krimi… E paharruar qofte sakrifica juaj per te siguruar jeten e te gjithe ne te tjereve…

Policia e Shtetit ka mbushur 107 vjet nga krijimi të saj. Për 107-vjetorin është inauguruar dhe reparti i ri të forcave RENEA. Në ceremoni ka marrë pjesë Rama, Lleshaj, Soreca dhe Veliu, të cilët kanë dhënë mesazhe për efektivët e Policisë. Soreca kërkoi rezultate në goditjen e krimit, ndërkohë ministri Lleshaj dhe Rama janë shprehur se viti 2019 ka qenë i suksesshëm për Shqipërinë. Rama shtoi se situata e kriminalitetit në vend është artificiale e krijuar nga xhungla e informacionit.

(A.B.;E.K/ Dosja.al)

Shto Koment