Aktualitet

“Disa janë karantinuar por s’janë bërë publik”/ Artan Hoxha flet për efektivët e policisë: Kanë patur kontakt me të infektuar, nëse s’shtrëngoheni ka pasoja të pallogaritshme

Hoxha është ndalur tek efektivët e policisë së Shtetit. në një status në Facebook, gazetari shkruan se ata janë shumë të ekspozuar për t'u infektuar dhe fakti që qëndrojnë në një automjet ku ndërrohet tre turne me policië dhe me një distancë të afërt, i vë ata më në rrezik.
Featured image of article: “Disa janë karantinuar por s’janë bërë publik”/ Artan Hoxha flet për efektivët e policisë: Kanë patur kontakt me të infektuar, nëse s’shtrëngoheni ka pasoja të pallogaritshme Artan Hoxha
Përditësuar:

TIRANË– Gazetari investigativ Artan Hoxha ka falenderuar së fundmi të gjithë ata njerëz që janë pjesë të disa fushave thelbësore dhe ndodhen në vijën e parë në luftën me Covid-19. Duke falenderuar mjekët dhe të gjithë personelin mjekësor, gazetarët, grupet e xhirimit, pronarët e marketeve, Hoxha është ndalur tek efektivët e policisë së Shtetit. në një status në Facebook, gazetari shkruan se ata janë shumë të ekspozuar për t’u infektuar dhe fakti që qëndrojnë në një automjet ku ndërrohet tre turne me policië dhe me një distancë të afërt, i vë ata më në rrezik. Ndër të tjera, Artan hoxha shkruan se disa prej efektivëve që njeh ai janë futur në karantinë por nuk janë bërë publik.

Shkrimi i plotë

Policia, barriera e pare ne luften me COVID-19. Kemi duartrokitur keto dite per mjeket, infermieret, dhe gjithe stafin ndihmes te sistemit shendetesor ne vend. Jemi lutur per ta, u kemi dhene kurajo, i kemi mbeshtetur pafund. Syte tane jane drejtuar tek ata, zemrat tona jane me ta. Shpresat tona jane tek aftesia, profesionalizmi dhe vetmohimi i tyre. Ata, per fat te keq kane mes radheve te tyre te infektuarit e pare nga covid-19. Padiskutim qe bluzat e bardha e kane merituar, madje meritojne shume me shume se kaq. Jo me pak admiruese eshte puna e te gjithe atyre qe mbajne cdo dite me furnizime tregjet e fruta-perimeve, pikat e shitjes dhe marketet. Edhe ata jane po aq te ekspozuar ndaj virusit. Ata kontaktojne me qindra e mijera njerez cdo dite dhe izolimi i tyre e con ne kolaps popullaten.
Jo me pak te ekspozuar jane gazetaret dhe stafet mbeshtetese te mediave. Sidomos reporteret e terrenit dhe grupet e xhirimit te tyre, qe keto dite te veshtira po i kalojne duke raportuar nga cdo skaj i vendit. Ne mbremje u duhet te shkojne ne shtepi, duke mos e ditur nese jane ekspozuar ndaj virusit dhe mund te rrezikojne seriozisht familjet e tyre.

Por pa asnje dyshim, ata qe kane qene te paret ne kontakt me te infektuarit fillestare me covid-19 te ardhur nga jashte vendit, jane efektivat e Policise se Shtetit. Duke filluar nga policia kufitare, kontakti i pare me cdo shqiptar apo te huaj qe shkel ne vend. Mbrojtja dhe paisja me mjete mbrojtese e tyre eshte minimale. Me pas, jane efektivat e patrullave te policise rrugore dhe ato te komisariateve te mbeshtetura ditet e fundit nga trupat e FNSH-se dhe Forcave te Armatosura. Ata kontaktojne, ndalojne, ndihmojne, kontrollojne cdo dite me qindra e mijera njeres, duke mos e ditur per asnje cast nese qytetari qe kane perballe eshte i kontaminuar apo jo. Mbrojtja e tyre eshte fare minimale, te paisur pamjaftueshem me mjete mbrojtese. Por duke patur parasysh se mjetet mbrojtese anti-virus mungojne dhe ne spitalet tona, mendoni sa mundesi ka nje polic te nderroj dorezat apo masken cdo nje ore, ndersa sherben nga 8 deri 16 ore ne dite pa nderprerje. Deri tani nuk kemi asnje rast te bere publik te ndonje efektivi policie apo te ushtrise, te infektuar zyrtarisht. Personalisht njoh disa oficere policie te komisariateve te Tiranes, qe jane mbyllur ne karantine pas dyshimeve se jane infektuar, kane kontaktuar persona te infektuar me pare, apo kane simptoma te covid-19. Sigurisht qe rastet e tyre nuk jane bere publik(shume mire qe nuk jane bere) dhe uroj qe asnjeri prej tyre te mos rezultoje i infektuar, ndryshe pasojat do te ishin te medha.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Do mjaftonin vetem disa efektive policie te infektuar, qe te krijonin problem ne te gjithe trupen policore te 6 komisariateve te kryeqytetit. Per fat te mire deri tani nuk kemi zyrtarisht asnje rast te policeve infektuar(dhe uroj qe te mos kemi asnje te tille deri ne fund te kesaj historie) por kjo nuk do te thote qe mes tyre te mos kete te infektuar ende te pazbuluar, apo te mos infektohen me vone. Eshte dukshem e qarte se drejtuesit e policise kane angazhuar ne terren kryesisht police ne moshe te re ose deri ne 40 vjec, me konceptin qe moshat e reja jane me rezistente dhe kane imunitet me te forte ndaj virusit. Mungesa e mjeteve logjistike, ben qe ne nje mjet patrullimi, veture apo furgon, te jene shume punonjes policie bashke, ne nje distance mjaft te afert. Nje mjet patrullimi perdoret panderprerje gjate 24 oreve, pa patur mundesi reale te dizifektohet, pas cdo dorezimi turni nga efektivat qe e perdorin mjetin.
Ne keto kushte efektivat e Policise se Shtetit, garantuesit e sigurise dhe rendit ne kete vend, kane nje detyre dhe pergjegjesi mjaft te madhe. Jo vetem te kryejne detyrat e tyre te perditshme, por ata jane hallka kryesore ne masat parandaluese te pandemise covid-19. Nese policia nuk mban nen kontroll te rrepte masat shternguese te karantinimit dhe izolimit te popullates, pasojat do ishin te pallogaritshme.
Nisur nga mungesa e logjistikes se nevojshme dhe mjeteve mbrojtese antiepidemi, ajo qe po ben trupa policore ne terren deri tani, eshte me te vertete heroizem. Prandaj cdo efektiv i Policise se Shtetit dhe Forcave te Armatosura ne terren, kryefamiljar, prind, moter, vella apo femije, i familjeve shqiptare, meriton nje duartrokitje dhe nje mbeshtetje te madhe. Pa ju ne krye te detyres, pa sakrificen, mundin dhe lodhjen tuaj, bilanci i viktimave te covid-19 do te ishte shume me i rende. Nderim dhe respekt per cdo polic dhe ushtarak qe ka bere betimin para flamurit kombetar dhe eshte sot barriera e pare ne luften antiepidemi per te shpetuar jeten e cdo shqiptari…

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 65. Rasti i fundit është një 65-vjeçar enga Patosi, e cila u nis me urgjencë drejt spitalit Infektiv. Dje u konfirmuan edhe tri italianë të prekur nga COVID-19, që janë shtetasit e parë të huaj që rezultojnë pozitivë. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier dhe Kavajë. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment