Blog

“Shkoni t’ju shërojë Ronaldo”/ Artan Fuga: Ç’ja fut kot kjo doktoresha! Po fut hundët ku s’duhet. Portugezi është unik, po të mos ishte ai të rinjtë do drogoheshin

  • Fizioterapistja: U jepni 1 milion euro në muaj futbollistëve, tani t’u shërojë Ronaldo
  • Ai Ronaldua i prodhon! Shikoni cfarë prodhon! Po vlerat monetare të reklamës, të drejtat e transmetimit televiziv etj. Ku shkojnë këto parà? Qarkullohen, bëjnë të mundur shteti të marri taksa dhe të paguajë mjekë e infermierë! Po shembullin që jep për qindra mijë të rinj për t’u marrë me sport dhe që kalisin shëndetin për të mos u sëmurur!
    Featured image of article: “Shkoni t’ju shërojë Ronaldo”/ Artan Fuga: Ç’ja fut kot kjo doktoresha! Po fut hundët ku s’duhet. Portugezi është unik, po të mos ishte ai të rinjtë do drogoheshin Valery Cambiaghi, Artan Fuga dhe Cristiano Ronaldo

    Nga Artan Fuga

    C’ja fut kot kjo doktoresha!!!

    Nëpër rrjete sociale qarkullon një deklarim i një mjekeje italiane që thotë pak a shumë : shkoni kurohuni te futbollistët tani që marrin miliona jo te ne mjekët që marrim 1300 euro!!!

    Cfarë cinizmi !!!

    Sigurisht mjekët, jo vetëm, duhet të paguhen sa më mirë, por jo vetëm ata! Këtu nuk kam ndonjë gjë për të thënë!

    Veçanërisht mjekët shqiptarë, infermierët, sikurse edhe profesione të tjera të rëndësishme nuk mund të paguhen me lekët e mizerjes!

    Sidomos ata më të mirët, më të përkushtuarit! Pafund lekë atyre, me kusht lidhjen e parasë me rezultatet!

    Por një profesionist në këto kohë të një lufte të njerëzimit me të keqen, duhet të mbylli gojën dhe të bëjë detyrën, ajo bën presion me paratë! Duket sikur përfiton nga fatkeqësia e të tjerëve dhe kërkon paratë e xhepit të vet. Qoftë edhe me të drejtë!

    Eshtë njësoj sikur një oficer sapo plas lufta të thotë : Tani të shkojë të luftojë Ronaldo!

    Në kohë epidemie italianët tani të kenë diktaturën e mjekes!

    Sa për futbollistët mos harrojmë se futbolli është një industri që prodhon vlera. Një ndeshje e rëndësishme u luajt pa spektatorë, u humbën 5 milion euro. Brenda dy orësh!

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Ai Ronaldua i prodhon!

    Shikoni cfarë prodhon! Po vlerat monetare të reklamës, të drejtat e transmetimit televiziv etj.

    Ku shkojnë këto parà? Qarkullohen, bëjnë të mundur shteti të marri taksa dhe të paguajë mjekë e infermierë!

    Po shembullin që jep për qindra mijë të rinj për t’u marrë me sport dhe që kalisin shëndetin për të mos u sëmurur!

    Po miliona njerëz që sportin kanë aktivitetin kulturor kryesor? Cfarë do bënin ata? Do pinin, drogoheshin, do merreshin me krim?

    Cfarë bën Ronaldo? Ja atë e gjuan topin me këmbë me fallco dhe e fut me milimetra te cepi! Duket qesharake? Po hajde ta bëjë ajo doktoresha këtë golin! 🙂

    Duket si qesharake por qindra milionë vetë në botë vdesin, paguajnë, brohorasin për atë.

    Ronaldo një ka!

    Ja fut kot kjo e shkreta, nuk merr vesh fare si funksionon ekonomia dhe shoqëria. Kështu është kur fut hundët ku nuk duhet dhe arsyeton nga instiktet personale, nisesh nga përjetime personale, nga uni personal!

    Flet budallalliqe në kohën që nuk duhet!

    Një Koment në ““Shkoni t’ju shërojë Ronaldo”/ Artan Fuga: Ç’ja fut kot kjo doktoresha! Po fut hundët ku s’duhet. Portugezi është unik, po të mos ishte ai të rinjtë do drogoheshin

    1. KALOVE NË EKSTRMIN TJETËR, ARTAN.
      Ca më afër vlerave të tua duhet të ishe. Mjekja u shpreh me cinizëm. Po.
      Po Artani nuk e sheh se SHPËRNDARJA ËSHTË E PADREJTË?
      Diferenca do ketë, por JO 1000 me 1, o i dituri Artan.

    Shto Koment