Blog

Artan Fuga: Sipas studimeve të mia, tërmetet ndodhën për shkak të degjenerimit tonë

Unë nuk u besoj mrekullive, por jam i bindur nga studimet e mia që tërmeti na ra mbi shpinë pikërisht për shkak të zvetënimit dhe bjerrjes sonë morale!
Featured image of article: Artan Fuga: Sipas studimeve të mia, tërmetet ndodhën për shkak të degjenerimit tonë Artan Fuga

Paturpësia si shkak tërmetesh!

Unë nuk u besoj mrekullive, por jam i bindur nga studimet e mia që tërmeti na ra mbi shpinë pikërisht për shkak të zvetënimit dhe bjerrjes sonë morale!

Për shkak të paturpësisë!

Erdhi si ndëshkim mbi veset, mëkatet tona individuale dhe kolektive.

Nuk është rrëfim fetar, por mund të shpjegohet me arësye dhe krejt shkencërisht!

Kot gërmoni, jo pllaka afrikane, jo pllaka europiane, jo kjo, jo ajo, nuk kanë punë këto në Vorë, Shijak, Kurbin, Durrës, a në Hamallas!

Na shkund derisa na t’a pranojmë degjenerimin tonë moral dhe pastaj, nuk përsëritet më jo për tridhjet a treqind vjet, por asnjëherë!

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nuk doni t’ja dini të pastroheni? Po na paralajmëron!

Hiç ne, veshin shurdhër këndej!

Nuk ka nevojë të jesh sizmolog ta dish këtë, ka një shkencë tjetër, ose grup shkencash që e shpjegojnë.

Mënçuri shekullore kjo e mbështetur në arësyetim jo në besime pa bazë!

Kurse fetarët jo vetëm të bëjnë magazinierin, karpentierin, gjeneralin, por t’a thonë këtë sepse edhe atyre në rrugë tjetër zbulimi u është thënë!

Nuk e thonë? Bëjnë mëkat

Shto Koment