LIVE UPDATES
Aktualitet

Lufta me krimin… godet dhe Artan Fuga: Kam shumë qejf të tregoj ku i gjeta lekët për Audi-n tim në ’96

5 Shkurt 2020, 12:36 Nga DOSJA
Lufta me krimin… godet dhe Artan Fuga: Kam shumë qejf të tregoj

TIRANË– Profesori Artan Fuga ka komentuar aksionin Anti-KÇK, e cila ka zbritur në terren duke vënë në lupë të gjitha grupet e të fortëve, të cilët duhet të autodeklarojnë burimet e të ardhurave dhe mënyrën se si kanë arritur të ngrenë pasurinë. Në një status në profilin e tij në Facebook, Fuga shkruan se ky aksion i duket i pakuptimë. Sipas tij, krimi është lënë të livadhisë lirshëm dhe tashmë po ngrenë një shtet policor me masa të rrepta. Fuga shton se edhe ai do të kishte dëshirë të deklaronte se ku i ka gjetur paratë për të blerë “Audi”-in e tij të vitit 1996.

Unë sigurisht, duke qenë shumë dashamirës me të gjithë njerëzit e forcave të rendit si qytetar, duke i mbështetur në punën fisnike që bëjnë, jam krejt kundër që Policia të marrë kompetenca të jashtëzakonshme. Nuk ka kuptim që nga njëra anë e lemë djallin të dali nga shishja dhe pastaj për ta rifutur thyejmë grykën e shishes duke gjakosur veten. Lemë krimin të marrë dhenë dhe pastaj marrim masa të jashtëzakonshme policore për ta përballuar. Nuk ndërtojmë dot shtet ligjor kështu. Bëjmë dy gabime që trondisin shoqërinë: Edhe lemë krimin rrugëve, edhe ndërtojmë shtet policor, që edhe pse mund të veprojë kundër krimit mbetet përsëri policor.

Çdo qytetar ka të drejtë të ketë të drejta. Por, por, por, unë do të isha dakord që të gjithë shqiptarët të kishin detyrimin që të justifikonin brenda një periudhe ta zëmë njëvjeçare të gjitha pasuritë e tundshme dhe të patundshme që zotërojnë, kanë pas zotëruar, kanë dhuruar, kanë marrë dhuratë, kanë shkëmbyer, kanë lënë trashëgim, etj. Këtu të futen të gjithë, deputetë, profesorë, akademikë, gazetarë, ish të burgosur, kryetarë partish, ish ministra dhe ministra, lypsarë, drejtorë, ish drejtorë, diplomatë, biznesmenë, të papunë, emigrantë që rikthehen ose kanë aktivitet në Shqipëri apo kërkojnë shërbime në atdhe! .

Një projekt që të zgjasë 5 deri në 10 vjet! Me konsensus mbarëkombëtar! Kontroll profesional dhe qytetar. Me juri mikse specialistësh, qytetarësh, dhe financierësh! Kjo bëhet me standarde dhe norma shumë të sakta që duhen përpunuar me shumë kujdes, të gjithëpranuara, dhe jo me aksion me punë vullnetare. Cfarë kanë për të na dëgjuar veshët dhe parë sytë! Sa qejf kam të deklaroj se ku i kam gjetur paratë për të blerë Audin tim që e kam blerë okazion, pasi ka bërë 400 mijë kilometra, dhe është i vitit 1996!!! Një xhevahir është! Kjo është sfida që të kemi një Shqipëri të pastër! Ta rinisim Shqipërinë pastërtisht,”– shkruan Fuga në Facebook.

Jo më larg se dje, OFL në një njoftim zyrtar dha detaje nga puna e ditës së dytë. Lul Berisha dhe Ardian Capja, janë dy subjektet që duhet të provojnë burimin e pasurisë brenda 48 orësh, dhe më pas të dhënat do t’i kalojnë SPAK. Familjet Doçi dhe Bajri, ishin dy shënjestrat e qytetit të Shkodrës, ku iu sekuestruan super-vilat e anëtarëve që dyshohen se janë pjesë e grupit të Dukagjinit. Operacioni Forca e Ligjit nisi punë të hënën me Altin Hajrin, kreun e familjes Hajri të akuzuar për pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës. Hajrit iu sekuestrua kompleksi, garazhi dhe 3 shtëpi. 

Si vijon puna pas marrjes së formularit?

Brenda dy ditësh, subjektet duhet të përgjigjen me shkrim për çdo pyetje të OFL. SPAK, brenda 15 ditësh, duhet të vlerësojë dosjen e përgatitur nga OFL-ja mbi aktivitetin kriminal të këtyre subjekteve, si edhe pasurinë e tyre. Sapo të bëjë këtë vlerësim, SPAK-u duhet t’i kërkojë Gjykatës Speciale masën e sekuestrimit për pasuritë e subjekteve dhe pas sekuestrimit, në jo më shumë se 6 muaj Gjykata Speciale duhet të vendosë për konfiskimin përfundimtar të tyre.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anti-kçk-ja zbret në terren artan fuga anti-kçk-ja zbret në terren artan fuga

Sondazh

Poll

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën