Aktualitet

Testi i Gjuhë-Letërsisë, Artan Fuga: Përgjigjet e hartuesve ishin gabim. Pyetja e Turit nga Oksfordi? Pesë me hiç (Shpjegimi)

Mes të tjerash akademiku iu përgjigj pyetjes së gazetarit Sokol Balla për faktin se pyetja e shumë përfolur në test ‘Çfarë bëri Turi’ ishte përkthim nga Oksfori, duke thënë se ajo ishte një ‘pesë me hiç’.
Featured image of article: Testi i Gjuhë-Letërsisë, Artan Fuga: Përgjigjet e hartuesve ishin gabim. Pyetja e Turit nga Oksfordi? Pesë me hiç (Shpjegimi) Artan Fuga

TIRANË- Akademiku Artan Fuga duke iu bashkuar reagimeve që shkaktoi testi i Gjuhës dhe Letërsisë për Maturën Shtetërore, ku u kontestuan pyetjet, pohoi se edhe përgjigjet e dhëna nga hartuesit e provimit ishin gabim.

Ai tha për emisionin ‘Real Story’ në ‘News24’ se nuk mund të quhet e drejtë një përgjigje që interpretohet.

Mes të tjerash akademiku iu përgjigj pyetjes së gazetarit Sokol Balla për faktin se pyetja e shumë përfolur në test ‘Çfarë bëri Turi’ ishte përkthim nga Oksfori, duke thënë se ajo ishte një ‘pesë me hiç’.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Mos ta kthejmë në një seancë leksioni metodologjie. Termi metodologji është i gjerë. Në metodologjinë e ndërtimit të një pyetësori, me pyetje të mbyllura, unë po them se në vitin e dytë të shkencave të komunikimit dhe Gazetarisë, nëse një student do të vinte me atë nivel, ai nuk e kalon dot klasën. Se besoj se do të ketë student që të vijë në vitin e dytë që të bëjë ato gabime trashanike. Kur jepen pyetjet e tekstit, të paktën një nga ato përgjigje, të jetë mundësisht e vërtetë. Dhe unë e kam lënë punën e testit, dhe dje pash përgjigjet. Një pjesë e përgjigjeve janë të gabuara. Nga pikëpamja metodologjike s’mund të thuash ‘e drejtë’ një përgjigje që të argumentohet. Ndonjë nga këto zonjat nuk e di nëse do të jetë gati të diskutojë. Për çfarë do diskutohet? Kur një pyetje është e vërtetë, nuk është e vërtetë sipas interpretimit. Ky quhet opinion. Të rri t’i shpjegojë asaj zonjës, të vërtetën midisi opinionit referencial, do duhen 4 vite shkollë. Përderisa kam marrë fjalën dhe thash se do të mbështes maturantët që në sekondën e parë, unë e kam parë atë tekstin e Oksfordit, dhe situata është krejt tjetër. Aty kemi një tekst të mbyllur dhe aty bëhen pyetjet për lexuesin e tekstit. Me një tekst të mbyllur mund të bësh përgjigje të tilla. Kur kemi një tekst të hapur, i thuhet një maturanti se; ‘si mendon ti se si mund të vijohet?’. Mund të veprohet nga pikëpamja e ilokucionit. S’je i sigurt se si do të veprojë personazhi. S’je i sigurt që të zëvendësosh rrëfyesin, pasi ka një ego subjektive. Ose nga pikëpamja e asaj që ti mendon se mund të të pëlqejë ty. Duke nxjerrë këtë tullumbacen e Oksfordit, janë një 5 me hiç. Ndoshta për herë të parë në historinë e njerëzimit, po ngrihet nxënësi kundër mësuesit dhe i thonë; pyetjet tuaja janë budallallëqe”, tha Fuga.

Marrë nga BalkanWeb

Shto Koment