Politike

Arta Vorpsi injoroi Metën me betimin, Basha: Nuk bëhet shteti me noterë dhe parukierë (VD)

Basha u shpreh i prerë se nuk bëhet shteti me noterë dhe parukierë, duke reaguar kështu ndaj Arta Vorpsit.

Tiranë- Nga Berati në takimin “Rrugëtimin për Shqipërinë”, kreu i PD-së Lulzim Basha ka komentuar edhe veprimin  e Arta Vorpsit, anëtares së Gjykatës Kushtetuese, e cila zgjodhi të mos betohej para Metës por para një notereje, duke injoruar kështu Presidentin.

Basha deklaroi se shteti nuk bëhet me noterë dhe parukierë.

“Nuk bëhet shteti me noterë dhe parukierë”, është shprehur Basha për betimin e Arta Vorpsit.

Një ditë më parë anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Vorpsi  sfidoi autoritetin e presidentit Ilir Meta, duke shmangur ceremoninë e betimit tek Meta por duke u betuar tek një notere private. Kopjen e betimit, Vorpsi ia ka dërguar Metës, KED dhe Gjykatës Kushtetuese me Postë, ndërkohë që akti bie ndesh me nenin 8 të Kushtetutës ku parashtrohet qartë se anëtari i Gjykatës fillon detyrën pasi betohet tek presidenti.

Sot një një deklaratë për mediet, Presidenti Meta u shpreh i prerë se betimi i tij mbi Kushtetutë nuk është thejsht një akt ceremonial apo formal. Ai theksoi se askush mund  të përdhosë Kushtetutën. Meta theksoi se Presidenti me një dekret mund të shpërndajë edhe parlamentin.

J.V/Dosja.al

Shto Koment