Aktualitet

Arta Vorpsi nuk heq dorë, dorëzon në Kuvend kandidaturën për anëtare në Gjykatën Kushtetuese

Arta Vorpsi ka dorëzuar në Kuvend kandidaturën për anëtare në Gjykatën Kushtetuese. Kjo është hera e dytë që gjyqtarja tenton që të bëhet pjesë e Gjykatës Kushtetuese.
Featured image of article: Arta Vorpsi nuk heq dorë, dorëzon në Kuvend kandidaturën për anëtare në Gjykatën Kushtetuese Arta Vorpsi

TIRANË- Arta Vorpsi nuk heq dorë. Mësohet se gjyqtarja Vorpsi ka paraqitur në Kuvend kandidaturën për anëtare në Gjykatën Kushtetuese.

Kështu, Vorpsi i është përgjigjur thirrjes së Kuvendit për plotësimin e një vakance në Gjykatën e Kushtetuese.

Duke iu referuar kritereve të publikuara në faqen zyrtare të Parlamentit, për këtë vakancë në Kushtetuese përparësi kanë kandidatët që, krahas kritereve formale që lidhen me vjetërsinë në karrierë, integritetin dhe pasurinë, të kenë ushtruar edhe funksionin e këshilltarit në Gjykatën e Lartë ose Kushtetuese. Ky kriter, i cili gjendet në ligjin organik të Gjykatës Kushtetuese, favorizon Arta Vorpsin, e cila ushtron prej vitesh detyrën e këshilltares në Gjykatën Kushtetuese.

Përplasjet mes presidentit Ilir Meta dhe Arta Vorpsit

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nuk është hera e parë që Arta Vorpsi tenton të bëhet pjesë e Gjykatës Kushtetuese. Herën e parë Vorpsi u kualifikua nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pavarësisht se u zbulua se juristja nuk arriti të merrte pikët kualifikuese në Shkollën e Magjistraturës. Por, presidenti Ilir Meta nuk e dekretoi atë në këtë post të rëndësishëm. Madje kreu i shtetit e quajti edhe si “puç institucional”.

Në këto kushte, maxhoranca socialiste e nxiti juristen Arta Vorpsi që të betohej si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, e zgjedhur nga Parlamenti, pranë një noteri publik.

Ky veprim i radhës i mazhorancës shaktoi shumë debate dhe një krizë të fortë institucionale. Menjëherë, Presidenti Meta kallëzoi penalisht kryetarin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi të asaj kohe, Ardian Dvorani, të cilin e akuzoi për shpërdorim detyre. Ndërkohë, Kuvendin, nën nxitjen e Ulsi Manjës, iu drejtua Komisionit të Venecias për një opinion mbi situatën. Ky komision në qershor të vitit 2020 konstatoi se veprimet e Presidentit ishin korrekte dhe se betimi tek një noter “anës Lanës” ishte një veprim jo-kushtetues.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment