Politike

Arta Dade komenton Ramën për KÇK-në: Është shqetësuese, e kam nga përvoja personale por qenë historikisht në Shqipëri

Arta Dade ka komentuar deklaratën e Ramës për grupin kriminal sipas tij, “Kap ça të kapësh (KCK)”.
Featured image of article: Arta Dade komenton Ramën për KÇK-në: Është shqetësuese, e kam nga përvoja personale por qenë historikisht në Shqipëri Arta Dade

Tiranë- Një ditë më parë nga foltorja e Kuvendit kryeministri Edi Rama kërkoi që të shpallen në kërkim me ligj nga parlamenti një grup prokurorësh dhe gjyqtarësh, që sipas tij janë pjesë e një grupi “Kap ça të kapësh (KCK)”.

Këtë deklaratë të Ramës e ka komentuar edhe socialistja Arta Dade, e cila u shpreh se togfjalëshi që kryeministri përdori në Kuvend (KÇK), ka ekzistuar historikisht në vendin tonë. Madje sipas saj, kjo vjen nga përvojat personale dhe individuale.

Sipas saj, është shqetësuese nëse dënohen gjyqtarë dhe prokurorë me ligj parlamenti sepse nuk kemi mendësinë e qartë se si funksionon ndarja e pushteteve dhe si duhen dënuar ata që kanë bërë krime.

“Nuk besoj se ekzekutivi si pushtet më vete nga pushteti gjyqësor mund të ketë këto kompetenca. Për atë kap ça të kapësh kjo ka qenë historikisht në Shqipëri. Nga fundi, qeveritë kalonin akte normative, kalonin ligje me një sy mbyllur. Njërin nuk e kam votuar fare në 2017-n. Po të jetë kjo “Kap ça të kapësh” kjo është edhe nga përvojat personale dhe individuale, por edhe të gjitha qeverive që kanë kaluar.”, tha Dade në “Abcnews”.

Dje Edi Rama foli  për një ligj Special për Prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar që ende s’kanë dalë para Vettingut, po marrin vendime në kundërshtim me ligjin. Rama tha se ata janë një organizatë kriminale që funksionon në bazë të parimit “Kap ca të kapësh”, andaj duhen shpallur në kërkim.

J.V/Dosja.al

Shto Koment